Sekretarja për Çështjet e Drejtësisë Familjare në Venezuelës, Marry Ponte, e ftuar në takimin që PD-ASHM zhvilloi në Kavajë, u bëri thirrje shqiptarëve që të luftojnë për demokracinë në Shqipëri, pasi sipas saj, do të humbin çdo të drejtë njësoj si qytetarët venezuelianë.
Njësoj si shqiptarët të cilët kanë emigruar ajo përmendi dhe rastin e qytetarëve venezuelianë, të cilët janë 9 milionë që kanë emigruar, për arsye se i janë minuar të drejtat nga regjimi që është instaluar para 25 viteve.
“Përshëndetje shqiptarë! Jam shumë e lumtur që ndodhem sot këtu, midis jush. Unë quhem Mari Ponte, jam nga Venezuela, vendi prej të cilit jam larguar rreth 8 vite më parë dhe tani ndodhem në mërgim. Dua të flas në bazë të përvojës sime dhe t’ju tregoj ju se ne kemi 26 vite në një regjim, i cili erdhi me anë të zgjedhjeve të manipuluara për të qendruar në pushtet.
Duke shkaktuar frikë tek ata qytetarë, të cilët druajnë të votojnë, për shkak të pasojave që mund marrin kundrejt tyre, apo drejt familjeve të tyre.
Ne jemi 9 milionë shtetas venezuelianë jashtë shtetit tonë të shpërndarë kudo në botë, sepse ne nuk mund të qendrojmë në vendin tonë të bukur dhe madhështor.
Ku demokracia dhe liria na është vjedhur. Kështu që ju lutem, luftoni për vendin tuaj! Luftoni për lirinë tuaj! Lutoni për demokracinë! Luftoni për të drejtat tuaja, dhe kurrë hiqni dorë!
Kurrë, kurrë mos e mërrni për të mirëqënë!
Rroftë Shqipëria! Rroftë demokracia dhe liria!
Ne jemi me ju!, tha Ponte.