Vokshi: Vota është mjeti për të rikthyer të drejtat dhe dinjitetin e gruas shqiptare

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, në fjalën e saj në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga LDK me temë “Global She”, denoncoi përkeqësimin e situatës në Shqipëri. Ajo tha se vendi ka rënë nga pozicioni 33 në 116 për arritjet arsimore brenda një viti.

Vokshi theksoi se edhe për shërbimet shëndetësore Shqipëria renditet në vendin 128 nga 142 vende në total. Sipas saj, mungesa e arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve cilësore është arsyeja pse gratë dhe familjet shqiptare po largohen nga vendi.

“Nëse do i referohem edhe disa shifrave, dhe këto statistika i them sepse do të doja që rreth tyre dhe duke i krahasuar edhe me vendet që kemi pjesëtarë në panel sot, do të doja të diskutonim rreth tyre.

Një nga të këqijat e mëdha që Rama i ka bërë Shqipërisë është që në arritjet arsimore, nga vendi 33, brenda një viti në vendin 116.

Për shërbimet shëndetësore jemi në vendin 128, nga 142 vende, mendoni pak, as arsim, as shëndetësi, as shërbime, dhe kjo është arsyeja pse gratë ikin, kjo është arsyeja pse familjet ikin.

Atëherë çfarë do bëjmë, do ja lëmë çdo gjë në duar këtij personi që po kryen krim ndaj njerëzimit ndaj shoqërisë shqiptare?

Apo ne do i marrim frenat në dorë dhe të kërkojmë të drejtat tona, dhe përtej faktit që grave shqiptare u shkelen të drejtat kushtetuese, ligjore, nëse gruaja shqiptare nuk ka të drejtën e votës, çdo e drejtë tjetër është iluzion.

Këtu fillon tek vota e cila duke zgjedhur qeverisjen që duam fitojmë dhe të drejtat, e kemi vetë këtë në dorë, vetëm 2 javë na ndajnë nga zgjedhjet, për të larguar atë që e ka kthyer gruan shqiptare në viktimën më të madhe”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …