Pritje madhështore Berishës në Kuçovë

Kuçova i ka rezervuar sot pasdite një pritje madhështore Kryetarit të opozitës shqipare, Sali Berisha.

Berisha deklaroi se 11 maji do të shënojë një fillim të ri për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Berisha premtoi se qeveria e PD do të ndërmarrë masa për të mbështetur qytetarët dhe për të rikthyer të rinjtë që kanë emigruar.

Ai garantoi minimumin jetik dhe pensionin minimal prej 200 euro për 100 ditët e para të qeverisjes dhe njoftoi mbështetje financiare për çiftet e reja, duke ofruar 30 mijë euro për të mbuluar interesat e kredive dhe një mbështetje të veçantë për ata që kanë fëmijën e tretë.

Për më tepër, Berisha nënvizoi se paga mesatare do të arrijë në 1200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 500 euro. Ai theksoi se vetëm duke investuar tek rinia, Shqipëria mund të arrijë prosperitetin dhe zhvillimin që meriton.

About Krye Redaktor

Check Also

Kontrabanda në Dogana/ Si Gazheli përjashtohet sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të …