Asfalt elektoral për votë/ Berisha denoncon Sakon: Kriminelja elektorale (Gjushi me fustan) s’pyet për ligjin…

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon krimin elektoral të kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, të cilën e cilëson si “Gjushi me fustan”.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan, se në shkelje të hapur të ligjit, ka nisur asfaltimin elektoral në Shënavlash të Durrësit, duke përdorur fondet publike për të blerë vota në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Teksa publikon video e denoncimit të qytetarit për asfaltin elektoral në ShënVlash të Durrësit, kreu i PD garanton se, pas zgjedhjeve, Sako dhe bashkëpunëtorët e saj do të mbajnë përgjegjësi njësoj si ish-zyrtarët e tjerë të denoncuar për terror elektoral.

Postimi

Asfalt për Votë!

Kriminelja elektorale Sako (Gjushi me fustan) nuk pyet për ligjin dhe vazhdon me krimin: Asfalt për votë!

Dënoj me forcën më të madhe krimin elektoral të saj për të cilin e siguroj se pas 11 majt do trajtohet njëlloj si Gjushi, Visi i Pojës, Hajri dhe Agasi, terrorist elektoral!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.

Zoti Berisha partia socialiste bashkia e Durrësit, filluan asfaltin electoral në ShënVlash Durrës per vota, po bejn çdo gjë për te fitura po këtë rradhe do humbin si kurrë më parë, rroftë partia Demokratike.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …