Erisa Bajaziti: Berisha është takuar me figura të rëndësishme të BE dhe PE…

Kandidatja e PD për deputete, Erisa Bajazi ka folur mbi situatën politike dhe rolin e opozitës në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Task Force” në Syri tv ajo u shpreh se, pa dyshim, ky është një moment që përfshin edhe ndërgjegjësim ndërkombëtar, por theksoi gjithashtu rëndësinë e veprimit të opozitës, veçanërisht gjatë periudhave të vështira dhe përpjekjeve ekstreme për të ndaluar ekzistencën e saj.

Bajazit u shpreh se, Partia Demokratike ka treguar pavarësi dhe largpamësi, duke marrë rolin e saj të duhur në një shtet demokratik, dhe kjo ka kontribuar në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare ndaj opozitës shqiptare.

“Pa dyshim që kemi të bëjmë edhe me një ndërgjegjësim ndërkombëtar, por do të ndalesha tek roli i opozitës. Duke parë historikun e saj përfshirë përndjekjen, izolimin dhe përpjekjet ekstreme për ta eliminuar si institucion opozita, pikërisht në ato momente, mori rolin që i takon: të luajë rolin e opozitës në vend, pavarësisht vështirësive dhe goditjeve të vazhdueshme.

Këtë e ka treguar edhe vetë qëndresa e liderit të opozitës. Pavarësisht pengesave, Berisha dhe Partia Demokratike morën rolin shoqëror dhe institucional që i takon një opozite në një shtet normal.

Në këtë realitet politik të Shqipërisë, PD ka treguar largpamësi: nuk ka ndërtuar marrëdhënie individuale apo me individë të pushtetshëm në mënyrë private, por është përpjekur të krijojë marrëdhënie institucionale. Dalja me tre rezoluta tregon se PD mund të jetë një partner i besueshëm, dhe kjo reflekton faktin se sot, opozita shqiptare është e njohur si aktor i rëndësishëm, edhe në sytë e faktorit ndërkombëtar, pavarësisht goditjeve që ka marrë.

Dua ta theksoj: është pikërisht roli që PD vendosi të marrë në momentet më vendimtare për vendin, që ka sjellë këtë situatë ku kemi europarlamentarë që vijnë në një fushatë të Partisë Demokratike. Ata shprehin qartë mbështetjen e tyre, dhe fakti që vëzhgues të ndryshëm do të monitorojnë zgjedhjet në vend, është tregues i rëndësisë së këtij procesi.

Në radhë të parë janë rezolutat; në radhë të dytë, dua të theksoj faktin që Berisha dhe eksponentë të PD-së kanë udhëtuar dhe janë takuar me figura të rëndësishme të BE-së dhe Parlamentit Europian, në përpjekje për të treguar realitetin shqiptar ashtu siç është, përmes vetë opozitës. Njohja de facto dhe de jure e liderit të opozitës tregon se ka ndryshuar qasja dhe marrëdhënia e ndërkombëtarëve me opozitën shqiptare”, tha Bajaziti.

About Redaksia

Check Also

Alliu: Balluku dhe Rama tallen me banorët e Hotolishtit, duan t’u japin kompensim për rrugën sa për 4 vezë

Zëri i banorëve të Hotolishtit në Librazhd ndaj projektit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, bie në …