Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, arkitekti i fitores së Donald Trump në SHBA, Chris LaCivita bëri një tjetër postim në median sociale.
LaCivita postoi një mesazh të kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha, ku shprehet se, “Edi Rama ka në krah bandat kriminale, kurse ne kemi në krah Chris LaCivita”.
“Por përsëri ne jemi më të fortë së kurrë, sepse fushatën tonë, e projektoi, e drejton, kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. I ra kokës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi.
….
Imagjinoni tani miq. Në një anë opozita me Chris LaCivitanë, në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një hajdut, një deputet që duhet të dorëzonte mandatin dhe që infektoi Shqipërinë me mallra të skaduara.
Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju të gjithë me avokat, një vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, me Hajrat, dhe me të tjerë”, deklaroi Berisha një ditë më parë në Kuçovë.