Më larguat, më pështytë, çnderuat dhe…

Altin JOKA
Votoj para 12 vitesh per ju qe te sillni ndryshimin.
Parate e nje jete i hedh ne bisneses dhe hap 2 bisnese.
I ngre bisneset ne maje me sakrifice qe shpirti edhe ata qe me njohin e dine,marr borxhe e kredi…dhe punesoj 16 persona
Mundohesha te isha qytetar model,ku dhe Gjermania do ta kish zili,nuk di te hedh nje leter ne rruge,apo ti bie borise,te mashtroj apo keqtrajtoj kend…
Nuk i shmangesha asnje detyrimi dhe as te fshija te ardhurat
Mundohesha te jepja kontribut kudo per njerezit
Ndihmoja modestish te varferit dhe te pamundurit
Me sollet 32 kontrolle ne dyer e bisnesit per 2 muaj ,me qellim te mi mbyllni dhe nuk marr asnje gjobe,se skisha bere asnje shkelje e sado mundoheshit nuk gjenit arsye ,mu sulet sikur isha armik dhe bandit
Me bëtë presionione anembane…
Me vendoset dhjetra gjoba te pakuptimta per makinen,kur makina ose nuk levizte,ose sishte fare aty
Ju paraqita dhjetra denoncime qe mire qe as doni tja dinit por dhe me kercenonit ne vend te me falenderonit
Ne shumice rastesh nuk me jepnit as te drejten time qe kerkoja…
Me falimentoni bisneset me dhune e presione..
Me varrosni gjithe mundin e 20 viteve…
Me detyroni te largohem nga vendi im qe i kisha premtuar sdo largohesha kurre..
Me larguat nga nena ime qe kurre sdo ta doja te ndodhte..
Me pas…
Vij per here te pare pas vitesh ne vendin tim e me trajtoni si nje maskara e kriminel..
Edhe pse nuk jam e jetoj aty kam vite , me paskeni vendosur edhe mua edhe bashkeshortes gjoba njera pas tjetres me shifra te konsiderueshme dhe me jepni arsye idiotesh dhe pa kuptim,kur une jetoj me vite ne nje shtet tjeter dhe merrkam gjoba ende aty…😱
Merrni neper kembe motren time duke e bere zhele
Ne urgjence per vajzen, doktoresha as me sy nuk me shikon le ta vizitoj,as nuk do te komunikoj dhe as do te merret..e me trajton si nje vemje e detyrohem ta trajtoj ne shtepi me mundesite e mia
Vij ne vendin tim te bej disa seminare falas ne shkolla per femijet,mire qe nuk pranoni por dhe talleni
Denoncoj disa kercenime ,me vini ne loje e neglizhoni.
Deshiroj te sjell disa projekte avangarde ne drejtim te shendetit,me mbyllni dyert edhe pse sju kerkoj gje
DHE NE FUND ME DERGONI MESAZH QE TE VOTOJ PER JU?
Jo vetem qe jeni cip plasur,pushta dhe edepseza,por dhe krenoheni per ate qe perfaqesoni
Nuk me jane thare ende plaget tuaja qe mi shkaktuat e i shoh perdite dhe me mesazhe dashamiresie,ju njerezit më të ndyre te vendit tim,me ftoni te votoj per JU???
Me peshtyte,shtyte,rrahet e çnderuat tani doni dhe te me poshteroni…
Faleminderit qe me ritreguat dhe me kujtuat se kush jeni…dhe qe paskeni ndryshuar vetem maskat per shfaqjen e rradhes…

About Krye Redaktor

Check Also

Shqiptarët e Selanikut do të jenë pelegrinët e fitores së opozitës në 11 maj!

Nga Ylli ASLLANI Takimi madhështor dje në Selanik me diasporën ishte një sinjal fitoreje për …