Ai shtoi se Rama nuk mundet më as të rrëmbejë votat dhe as t’i blejë ato, pasi nuk do të ketë më ndihmën e SHBA-së. Noka akuzoi Ramën se gjatë gjithë kësaj periudhe ka thënë “Amerika është me mua”, por tani, historia ka ndryshuar.
Postimi
Amerika është me Sali Berishën. Nuk bekohet më kukulla e SOROS në Shqipëri.
Përse Edi Rama qëndroi 12 vjet në pushtet? Dhe u krijua idea që ky nuk mundet? Sepse kishte bekim nga George Soros, Blinken dhe Yuri Kim, që bekonin çdo batërdi që ai u bënte shqiptarëve.
Edi Rama nuk mundet më as të rrëmbejë votën dhe as ta blejë, sepse nuk do t’i vijë kurrë më bekim nga Amerika, por do t’i vijë mallkimi dhe ai e ndjen këtë gjë. Prandaj e keni parë të sillen si kali nëpër lëmë, i dëshpëruar dhe që flet përçart.
Se në 12 vite na drejtonte gishtin ne dhe na thoshte “Amerika është me mua”. Tani ndërroi rrota e historisë. Amerika është me Sali Berishën, është me demokratët. Ajo Amerikë që çrrënjosi Soros-in nuk bekon kurrë kukullën e tij. Prandaj ka ardhur strategu i fushatës së Presidentit Trump dhe është atashuar te #PD, për të çrrënjosur kukullën e #Soros-it në Shqipëri.