Shqiptarët e Selanikut do të jenë pelegrinët e fitores së opozitës në 11 maj!

Nga Ylli ASLLANI

Takimi madhështor dje në Selanik me diasporën ishte një sinjal fitoreje për të gjithë shqiptarët e Greqisë!

Tashmë në fazën finale të zgjedhjeve, ai dëshmoi se ëndrra për demokraci dhe Shqipërinë e vlerave dominon ndërgjegjen e çdo qytetari edhe në diasporë!

Si kordinator i PD për Greqinë jam i bindur se në 11 Maj ata do të rikthehen të gjithë drejt atdheut tonë të shenjtë dhe me votë të lirë së bashku do ti japim vendit një perspektivë të re!

Takimi një muaj më parë i Athinës dhe qindra të tjerë, të cilët janë realizuar anembanë Greqisë kanë treguar se shpirti demokrat është rizgjuar dhe ngelet më i fortë se kurrë tek çdo shqiptar!

Pas 12 vite dështimesh të Ramës, emigrantët shqiptarë po binden se qeveria Rama dhe bëmat e tij tragjikomike janë pengesa e vetme në rrugën e tyre drejt prosperitetit dhe komunitetit evropian!

Pamundësia fizike e morale e Ramës për të argumentuar dështimet, si dhe mungesa e një programi qeverisës të tij, janë dy tregues që dëshmojnë mungesë vizioni dhe paaftësi lidershipi të Kryeministrit aktual!

Arsyet për largimin e Ramës po shtohen edhe më tepër nga produktet e tij si shpopullimi, korrupsioni masiv, varfëria e kontrasi i madh shoqëror, kapja e drejtësisë, trafiqet e paligjshme, falimenti fshatit dhe antivlerat njerëzore të qeveritarëve!

Të dashur shqiptarë në Greqi!

E djathta dhe Berisha po rikthehen të sigurtë dhe në formën më njerëzore!

Tashmë askush nuk mund të ndalë ortekun e demokratëve në aspiratën e tyre normale për Shqipërinë Madhështore!

Ka veç një zgjidhje:

Të bashkohemi të gjithë rreth projektit të Dr. Berishës dhe të ftojmë çdo demokrat dhe këdo që e quan veten shqiptar të hapim se bashku një faqe të re për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë secilit prej nesh!

Duke votuar 1-shin ne do ja dalim!

 

About Redaksia

Check Also

Kullat, hijet dhe misteret e financimit, rreziku ligjor që fshihet poshtë tyre dhe sfida e bankave

Eduart HALIMI Arlind AHMETAJ   Hijet e kapitalit në Kullat gjigande të Tiranës: Bankat në …