Alliu: Balluku dhe Rama tallen me banorët e Hotolishtit, duan t’u japin kompensim për rrugën sa për 4 vezë

Zëri i banorëve të Hotolishtit në Librazhd ndaj projektit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, bie në vesh të shurdhët të qeverisë Rama. Projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, parashikohet të kalojë në mes të fshatit.

“Kjo është rrugë e florinjtë për ata që investojnë e ata që përfitojnë por është fatkeqësi për një komunitet të tërë” thotë Ilirjan Alliu, kandidati i PD-së në Librazhd i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto’ Syri Tv.

Për projektin që banorëve u shkatërrohen shtëpitë, qeveria jo vetëm që nuk i ka dhënë një zgjidhje por dhe kompensimi është minimal me të cilën ata nuk mund të bëjnë asgjë dhe e vetmja rrugë është shpërngulja.

“Qëllimi i qeverisë është si t’ua nxijë jetën që të ikin sa më shumë nga Shqipëria. Janë kujdesur që banorët të mos kenë asnjë zgjidhje. Dhe dëmshpërblimi nuk i përgjigjet cmimeve të tregut. Ai po largon dhe shpërngul nga vendi një lagje të tërë. Nuk jemi kundër zhvillimit të vendit, por rruga në zonat e banuara me vite bëhet kur nuk ka asnjë shans tjetër alternativ.

Kemi një investim që nuk ka projekt. Sot e kësaj dite jemi në fazën kur do të shkohet në shtëpitë e banorëve por ata nuk kanë njoftimi se cila do të preket. Kjo është katastrofë!

Tallja e qeverisë shkon deri aty sa zv/kryeministrja, Belinda Balluku përpiqet të organizojë një takim me patronazhistë, dhe për të takuar banorët që dëmtohen nga ky projekt çojnë ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi

“Tallen me komunitetin e Hotolishtit.  Zv.kryeministrja zgjedh të mos përballet me banorët e çon  ministren e kalamajve, Bora Muzhaqi e cila u thotë kujt i preket shtëpia,  ndërkohë që banorët nuk kanë asnjë dijeni për projektin dhe kërkojnë transparencë”

Për të evidentuar më mirë vjedhjen që qeveria po kërkon u bëjë banorëve kandidati i PD-së në Librazhd, Alliu sjell shifrat.

“Çmimi i tokës që prek rruga e re kompensohet me 4 kokrra vezë, 1700 lekë për një pronë që nuk do e kesh më. Në kohën e PD-së çmimi i referencës ka qenë 3 7 00 lekë.. kanë ardhur këta në pushtet, e kur vlera e pornës është më e madhe ata e kanë ulur referencën në 1700 lekë. Nuk i japin mundësi këtyre banorëve të ndërtojnë një shtëpi tjetër. Me aq lekë as në fshat nuk e blen dot. As tjegullat me çatinë nuk i blen dot..”

Partia Demokratike u premton banorëve të Hotolishtit se projekti do të realizohet duke u respektuar prona e tyre dhe kjo është një arsye pse më 11 maj duhet votuar numri 1  Koalicioni PD- ASHM

“Më 12 maj kur PD do të jetë në pushtet rruga do të kalojë siç është interesi më i mirë i banorëve të zonës, gjithashtu kompensimi do të jetë sipas tregut. Nuk do të shkatërrohet fshati. Nuk do të ketë çarje të fshati në mes”, tha Alliu.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …