Frika nga instalimi i demokracisë në vend

Nga Ilir LEVONJA

U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsiitë, vjedhjet, zhvatjet, mashtrimet, prostitucioni shtetëror publik, krimi po shtetëror publik, blerja e votës, burgosjet publike…, të gjitha u harruan mjaft të dali një kontratë parash karshi emrit Berisha se të gjitha monstruitetet 12 vjeçare qeveritare harrohen….

Nuk ka më rëndësi se çfarë dëmi kolasal i ka sjellë Shqipërisë, përshembull lali Eri me shumat që u jepte vipave narkotikë, fenomeni Berisha i mund të gjitha dhe po në emër të këtij fenomeni, çdo kaste krimineli qeveritar shqiptar i lind e drejta e ”shenjtë” të vjedhi me shifra tre a katërfish më shumë.

Përshembull kur bën marrëveshje Berisha me Greqinë, ta zëm për kufirin detar, e quajnë tradhtar. Kur bën marrëveshje Edi Rama, po me Greqinë, po për kufirin detar, askush nuk flet. Madje edhe kur shet territore strategjike si porti i Durrësit apo Ishulli i Sazanit, prapë askush nuk flet.

Sikur t’i bënte Berisha, do ulërinin, tradhtari, krimineli etj. Po asesi kur i bën Edi Rama. Asesi kur Gjykatat në Amerikë nxjerrin zbuluar se si qeveria shqiptare përmes një ish agjenti të Sigurimit ka blerë po një agjent të korruptuar i cili ka lobuar për të shpallur non grata ish liderin e opozitës. Këtu askush nuk flet, madje e quajnë normale dhe të merituar.

Ashtu sikur edhe tani me këtë faturën e 6 milionë dollarëve ku gjoja shqiptarët apo Partia Demokratike po paguajnë si lobim për heqjen e non gratës së Sali Berishës, kanë ndezur motorrët e propagandës mbi gjoja shpërdorimin e taksave të shqiptarëve.

Thuajse 99% e shtypit shqiptar, një mekanizëm thuajse 99% informal, pasi nuk është fitimprurës, nuk mbahet me të ardhurat e veta, por sponsorizimet e tipit të lali Erit, një ekonomi prototip i vjedhjes publike dhe hapur, po tymos gjithë shqiptarinë me një kontratë lobimi 6 milionëshe.

Pavarsisht se sipas atyre pak informacioneve mbi faktin se janë një grup shqiptarësh me emër dhe mbiemër të cilët po paguajnë, prapë mediat e propagadës ia ngjeshin taksapaguesve shqiptarë. Kur Shqipëria e qeverisë Rama humb gjyqin e Arbitrazhit dhe si përfundim i duhet të paguaj një dëm kolosal prej 120 milion eurosh, për shkak të një mase absurde të mbylljes së një televizioni, askush nuk flet, heshtin.

Megjithatë sot po vlojnë grerëzat, të bindur se 6 milionshi është më i madh se 120 milionshi. Pra, për një shifër 6 milionëshe mbi një lobim me para të deklaruara, e gjitha e suportuar në atë farë feje sa bufi, këneta, çyryku, krimineli po pastron figurën e tij. Madje korit të propagandës ia janë bashkuar edhe ish Berishistët të cilët humbën peshën e karrikes, humbën postin e të të ndenjurave.

Në fund të fundit, edhe pse asgjë të kundraligjshme nuk ka derisa nuk ka shkelje ligjore të legjslacionit si amerikan edhe atij shqiptar, derisa paratë janë të deklaruara, prapë shqetësimi nuk është tek transparenca, por tek një mllef i cili i ka mbajtur në pushtet kastën më antikombëtare, më antidemokratike, më antisociale, kastën Rama.

120 milion dëm shtetëror nuk janë asgjë përballë 6 milion të lobimit të Sali Berishës. Po le të sqarojmë së pari se, ky 6 milionësh në valutë është produkt i po një lobimi meskin qeveritar, me qëllim afatgjatë për likujdimin e opozitarimzit në vend. Dhe së dyti, në gjithë këto vite Sali Berisha e ka trajtuar non gratln me një pergjëgjësi gati prindërore, dhe, mirë ka bërë. Ai prind që nuk lufton të qartësoj pozicion kristal përballë familjes së vet, mos qoftë prind. Por Saliu ka gabuar shumë dhe vazhdon të gaboj në këmbënguljen si çështje personale.

Mund të distancohet si person, mund të distancohet si intelektual, por jo si misionar, pasi non grata nuk i përket më atij, por historisë së demokratëve, kalvarit gati kristian në përndjekjen dhe persekutimin sa social aq edhe politik të shtetit. Persekutimit politik të liderishipit me metoda kremliniste aq sa mjafton të përmendësh Berishën, firmat piramidale, Gërdecin apo 21 janarin e Top Chanelit dhe ke të drejtën të fshish nga faqja e dheut krimet 45 vjeçare të diktaturës së proletariatit.

Përse sot Berisha kaq kaq përfitim elektrizues për regjimin neokomunist të Tiranës, arsyeja është e thjeshtë… e filloi 78 vjeç me një foltore derë më derë dhe sot nuk shikon më një opozitë të dobët, pa ngjyrë, pa frymë dhe pa program. Nuk shikon më një opozitë gjoja republikë të re, por një opozitë puro si ajo e 92 kur shqiptarët kishin vetëm një ëndërr, të çiltër dhe të madhe, ta bënin Shqipërinë një demokraci perëndimore. Sigurisht këtë nuk mund t’ia falin askujt, nund të heqin qafe këdo. Berisha nuk bën përjashtim.

About Redaksia

Check Also

Kullat, hijet dhe misteret e financimit, rreziku ligjor që fshihet poshtë tyre dhe sfida e bankave

Eduart HALIMI Arlind AHMETAJ   Hijet e kapitalit në Kullat gjigande të Tiranës: Bankat në …