CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Merret peng 68-vjeçari në Tiranë, rrëmbyesit i kërkojnë bashkëshortes 2 milion lekë!

Një 68-vjeçar është marrë peng në Tiranë në rrugë “George W. Bush” dhe është mbajtur peng në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë.

Rrëmbyesit e kërcënuan bashkëshorten e tij, duke i kërkuar një shumë të madhe parash për lirinë e tij. Pasi morën 2 milionë lekë, kjo shumë  i është dorëzuar shtetasit Bajram Ibraliut në zonën e Saukut.

Policia ka kryer kontrolle në banesat e tyre si dhe në një automjet me të cilin lëviznin dhe ka bërë të mundur arrestimin e këtyre shtetasve:  Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imediat”.

Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 milion lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli..

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

About Redaksia

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …