Berisha në kongresin e PPE në Valencia, Lacivita takim online me kandidatët e PD

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris Lacivita, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim me të gjithë kandidatët dhe shtabet e fushatës së PD dhe Aleancës për “Shqipërinë Madhështore”.

Takimi mes Lacivita dhe kandidatëve është zhvilluar online, ku u ka dhënë porosi se çfarë mesazhesh duhet të përcjellin te elektorati. Strategu i fushatës mësohet të ketë udhëzuar kandidatët që të vijojnë me prezantimin e programit dhe të shtojnë takimet në terren.

Ndërkohë që Tiranë kandidatët merrnin udhëzime nga strategu i fushatës, lideri i opozitës Sali Berisha ndodhej në Valencia ku po merr pjesë në kongresin e Partive Popullore Evropiane.

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …