Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin entuziat në Belsh tha se, lista e rimbursimit do jetë si në Itali dhe do t’i vëmë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit! Ai tha më tej se, çdo pensionist do ketë të drejtë analiza të plota në vit dy herë falas, të garantuara nga shteti.
“Miq, për ta qartësuar para jush dhe ju të qartësoni çdo të njohur tuajin, çfarë është kjo rikthimi i parave tek ju?
Në janar të këtij viti, Edi Rrama paraqiti në parlament një buxhet 8 miliardë euro. Në këtë buxhet, kishte ndarë gjithsej 16 milionë për ju.
Ne kishim ligjin në parlament dhe i thamë, zotëri, të votojmë bashkë minimumin jetik, pensionin minimal 200 euro. Jo, tha, kjo na hedh në humnerë.
Në vitin 2013, pensionisti malazez e kishte pensionin 138 euro, më të ulët se ne. Ne e kishim 142 euro.
Pensionisti maqedonas e kishte 135 euro.
Pensionisti serb e kishte 132 euro.
Sa i kanë sot pensionet ata?
Sot pensionisti i Malit të Zi merr 450 euro.
Sot pensionisti i Maqedonisë merr 390 euro.
Sot pensionisti në Serbi merr 410 euro?
Po pse? Sepse qeveria çdo vit kur ndau buxhetin, mendoi edhe për ata njerëz.
Kosova 5 muaj më parë, kur ndau buxhetin, çfarë bëri? 100 milionë euro në fondin e pensioneve dhe u tha pensionistëve do keni rritje 20 përqind të pensioneve. Nga i mori? Nga buxheti?
Pësoi gjë Kosova, ra në greminë? Ra në greminë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi? Asnjë prej tyre.
Po sigurisht se ju taksa paguani që të gjithë, edhe fëmija e sapolindur paguan taksa.
Kurse ky, jo thotë, në qoftë se shtojmë më shumë…
Po prisni se kjo është vetëm gjysma e të keqes. Gjysma tjetër është akoma më e rëndë. Në Shqipëri nga viti 2013 gjer në vitin 2024, çmimet janë rritur 250 përqind. Shkoni blini bukën sot, sa e merrni qumështin sot, po mishin? E merrnit 700 lekë, tani e merrni 1700 lekë.
Pra, ekonomistët kanë llogaritur se për të blerë ato që blinit me pensionin 143 mijë lekë, për të blerë sot duhet një pension 390 mijë lekë se çmimet janë rritur shumë.
Kjo detyroi me qindra mijëra familje t’u thonë fëmijëve ikni se nuk del sofra, merrni rrugët e dheut.
Sot ndodh që qindra mijëra pensionistë nuk marrin dot ilaçet.
A merren ilaçen me 140 mijë lekë? Ata ose kafshatën, ose ilaçet. Ose qiraja.
Pra i zhyti në vetmi. Ua largoi fëmijët. I bëri të flasin me vete, të qajnë me lot mjerimi. Merr fund me 11 maj.
Çfarë do bëjmë ne? Ne do ua kthejmë paratë ju. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro.
Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1250 euro.
Nuk do ketë rrogë për mësuesin nën 1500 euro.
Mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohen rrogat.
Miq, a mundet një shtet me 8 milardë euro buxhetin, të lërë pa ilaçe, të lërë në kthetrat e vdekjes të sëmurët në Spitalin Onkologjik?
Në vitin 2010 apo 2013, ne kishim gjysmën e këtij buxheti, po pa ilaçe nuk mbetën kurrë ata.
Nuk mundet kurrsesi. Janë përparësi absolute.
Kurse zotëria e tij thotë, atje janë bërë krime kundër njerëzimit. Po nëse janë bërë krime kundër njerëzimit dhe ti kryeministër, që disponon financat e shtetit, nuk merr asnjë masë edhe sot pas 3-4 muajsh, ato krime i ke kryer vetë ti.
Ato para të ilaçeve i ke vjedhur me drejtorët dhe ministrat e tu.
Pastaj thua mjekët, jo mo jo, mjekët nuk bëjnë tendera për ilaçe, ato i bën ministria, i bën drejtoria.
Ne u premtojmë ju, Edmir ku ju, ku shkoi Çekrezi, se e keni një përfaqësues të shquar, që ju nderon në diasporë, ne zotohemi këtu se do adaptojmë një për një listën e rimbursimit që ka republika italiane.
Po çfarë po bëjmë? Ne po u japim shqiptarëve gjërat bazë. Dhe jo ilaçet me niseshte dhe amidon të Vilma Nushit dhe Tom Doshit, të cilat janë absolutisht të paefektshme.
Dylli i pret që të dy. Me 12 maj, kompanitë e tyre do dyllosen.
Programi ynë pra është dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë.
Tani dëgjoni miq, bën checkupin me zonjën e kushëririt të vet se ndajnë paratë, dhe nga checkupi janë të përjashtuar të gjithë pensionistët, por checkupi nuk ka asnjë vlerë tek të tjerët, përveçse tek pensionistët.
Çdo pensionist do ketë të drejtë analiza të plota në vit dy herë falas, të garantuara nga shteti”, tha Berisha.
