Berisha sfidon Ramën: Hajde këtu në ta mban! Je burracak se je rrenacak!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në lidhje me premtimet e tij të pambajtura përgjatë 12 viteve të qeverisjes.

Berisha tha, premtove shëndetësinë falas, hajde këtu në ta mban! Je burracak, se je rrenacak!

Miq, programi ynë është programi i zemrës së dhembshur.

Të dhemb në zemër kur sheh 760 mijë burra dhe gra, të moshuar, me pensione me të cilat nuk mbyllin dot muajin, me të cilat nuk blejnë dot ilaçet.

Dhe si shpërblim, në një pashpirtësi ekstreme, Edi Rama në buxhetin e fundit prej 8 miliardë, ndau për këta 760 mijë shqiptarë fisnikë, gjithsej 16 milionë euro.

Një shumë qesharake, një akt cinik.

Unë garantoj çdo pensionist që sot merr nën 200 euro, që 100 ditët e para të qeverisjes do ketë pensionin minimal 200 euro.

200 euro do jetë minimumi për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmije me një prind, për çdo student me bursë.

Jo vetëm kaq, por të gjithë këta, të gjithë pensionistët, të gjithë personat me rrogë të ulët, e cilat nuk do jetë më kurrë nën 500 euro, do kenë kartën e konsumatorit me të cilën do marrin mbrapsht TVSH-në, e cila është 450 euro dhe të shkojë sa të shkojë në vite.

Miqtë e mi, ju e keni të qartë, e keni dëgjuar, sot problemet shëndetësore të njerëzve janë bërë probleme kryesore.

Njeriu që u premtoi shqiptarëve shëndetësinë falas, hajde këtu Edi Rama në ta mban. Je burracak se je rrenacak.

Hajde këtu, a nuk u premtove ti shëndetësi falas?

A u rrahe gjoksin për shëndetësinë falas? Po cila është e vërteta? Shqiptarët sot paguajnë 67 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre nga xhepi i tyre. Paguajnë trefishin e italianqve, trefishin e gjermanëve, francezeve.

Paguajnë 820 milionë euro. Paguajnë katër herë më shumë se për bukën.

Kjo do të thotë se ata mbeten pa mjekim se nuk i kanë këto para, ose i shtrijnë dorën të tjerëve për lëmoshë, ose i porosisin në emigracion.

Zotimi ynë është solemn: 100 ditët e para Shqipëria vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të republikës italiane.

Të dashur miq, ne nuk jemi sot në gjendje të krahasohemi me nivelin ekonomik dhe nivelin e jetesës të Italisë, por ilaçet do i kemi njëlloj si ata. Ne jemi në gjendje të bëjmë këtë.

Kjo do të thotë qindra milionë euro do mbeten në xhepat tuaj.

Kjo do të thotë që djemtë dhe vajzat tuaja të mos kenë nevojë të blejnë ilaçet për ju.

Kjo do të thotë zgjatje jete për shqiptarët, mjekim më të mirë dhe ne do e bëjmë këtë 100 ditët e para.

Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë.

Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin.

Rroga mesatare do jetë 1250 euro dhe vrapi ynë në rritjen e rrogave dhe pensioneve ndalet vetëm kur të dalim në krye të të gjitha vendeve të rajonit,.

Asnjë vend në rajon nuk është i pasur sa Shqipëria. Asnjë.

Ne ç’do bëjmë? Ne do ua kthejmë paratë ju, do ua kthejmë pasuritë publike ju”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …