Berisha: Edhe 300-400 mijë emigrantë po vijnë të votojnë, ta përcjellim Ramën në banesën e turpit të historisë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë takimit në Kurbin se, edhe 300-400 mijë emigrantë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të histories. Ai tha se, ndaj dhe ne do dyfishojmë investimet në arsim, do modernizojmë shkollat.

Berisha: Pra, do çlirojnë Shqipërinë dhe do çelin një kapitull të ri, kapitullin e shqiptarëve dinjitozë, kapitullin e besimit tek Shqipëria, e prosperitetit dhe mirëqenies së tyre, e punësimit.

Kapitullin me të cilin kombi do ecë në rininë e tij.

U jap këtyre të rinjve fjalën se qëllimi më madhor i programit tonë është që ata ëndrrën e tyre të bukur shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri.

Që ata të mos e eksportojnë ëndrrën jashtë Shqipërisë.

Shqipëria e ka jetike ëndrrën e tyre.

Pa ëndrrën e tyre kombi nuk ka të ardhme.

Ndaj dhe ne do dyfishojmë investimet në arsim. Do modernizojmë shkollat.

Garantoj mësuesit se do paguhen me rrogë minimale 1500 euro. Se nuk do ketë asnjë mesatare apo pengesë. Dyert e universiteteve do jenë të hapura për ju.

Pas përfundimit të studimeve, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore çdo punëdhënësi që punëson të ri.

Një çati për çdo çift të ri, 30 mijë euro grant për të përballuar kredinë e butë për strehim për ju.

Bonus për fëmijën e parë 70 euro.

Bonus për fëmijën e dytë 60 euro.

Pagesë e plotë nga lindja gjer 23 vjeç për fëmijën e tretë.

Përpjekjet më të mëdha për të kthyer në Shqipëri çdo shqiptar që u largua këto vite. 5 vite pa taksa, kredi të buta për strehim, hiqet çdo taksë mbi pronat e emigrantëve.

Miq, e keni konstatuar ju që ka një vërshim të emigrantëve nga të gjithë vendet.

Përveçse janë regjistruar çerek milion prej tyre, tani edhe 300-400 mijë të tjerë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë.

Ta përcjellim atje ku e ka vendim.

Garantoj bizneset e Kurbinit se klima më miqësore do krijohet 100 ditët e para për ta. Se energjia do shitet tre herë më lirë, me 6 lekë nga 18.

Tarifat e ujit do përgjysmohen.

TVSH do zbresë në 15 përqind.

Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH për bizneset e vogla do rriten në 150 mijë euro.

Bashkitë, Majlindat si puna e kësaj këtu, kufirin tek thana.

Nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa që tejkalojnë 1 përqind të xhiros së biznesit.

Ne besojmë se kjo është rruga e punësimit, e mirëqenies, e begatisë dh e zhvillimit të shqiptarëve.

Fermerët, mbështetje të plotë dhe pesëfishim të subvencioneve për çdo fidan, për çdo kokë vagëti, për çdo njësi prodhimi.

Nga 32 milionë, subvencionet do kalojnë në 230 milionë. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë.

Pra miq, Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e qytetarëve që jetojnë me dinjitet, që nuk derdhin lot të ftohta mjerimi, që punësohen në vendin e tyre dhe përfitojnë nga pasuritë përrallore të Shqipërisë.

Do jetë Shqipëria e patriotëve që e duan këtë vend, duan të ndërtojnë ëndrrat e tyre në këtë vend.

11 Maji është dita e fitores.

Votoni ndryshimin, votoni fitoren.

Rrofshi ju, rroftë Kurbini, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Kulla që po ngrihet në zemër të Tiranës sfidon ligjin dhe komunitetin!

Në një nga lagjet më të populluara dhe historike të kryeqytetit, përballë shkollës 9-vjeçare “Emin …