Berisha: Me Edi Ramën nuk ka integrim! Në Valencia ia grisën pasaportën!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur për kongresin e Partive Popullore Europiane në Valencia, u shpreh se aty Edi Ramës iu gris pasaporta. Berisha theksoi se, me Edi Ramën nuk ka integrim në BE.

Berisha tha se, Edi Rama është i famshëm, ka në supe thesin me 225 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigalin, absolutisht atje do të shkojë në burg si ai.

“Miq, Edi Rama po numëron ditët.

Është në rreth të kuq.

Ju e dëgjuat rezolutën e 82 partive politike që qeverisin Europën sot se si e damkosën si armik të votës së lirë, si armik të opozitës, si baloz i lidhur me krimin.

Në Valencia triumfoi kauza juaj.

Në Valencia triumfuan idealet tuaja të lirisë.

Idealet për një Shqipëri pluraliste dhe mori goditjen më fatale Edi Rama dhe bandat e tij.

Kudo që shkon e ndjek si lugat, e ndjek si fantazmë McGonigali, dosja e tij.

Edi Rama është i famshëm, ka në supe thesin me 225 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigalin. Absolutisht atje do të shkojë në burg si ai.

E patë ju, e patë në Valencia pasaportën e tij si ia grisën, ia hodhën në kosh.

Me Edi Ramën nuk ka integrim, me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës.

Ai përpiqet të mbrohet duke e shndërruar fushatën në tallava dhe banalitete vetëm e vetëm si të shpëtojë nga ju për vjedhjet që u ka bërë, për dështimet që ka bërë.

Por ditët e ka të numëruara. Sot janë nëntë, nesër do jenë tetë.

Dhe së shpejti do marrë fund me 11.

Vota juaj është vota e historisë.

Vota e shqiptarëve.

Miq, unë garantova me fjalë nderi udhëheqjen politike të Europës, se shqiptarët që përmbysën diktaturën më staliniste në Europë, do përmbysin më 11 Maj diktaturën e parë të drogës dhe krimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …