Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi një video të Daniel Hannan, lord britanik, i cili deklaron mbështetjen e tij për PD-në dhe opozitën në këto zgjedhje.
“Daniel Hannan, anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik, mbështet Partinë Demokratike dhe Aleancën opozitare për një “Shqipëri Madhështore”.
Mesazhi i tij është i qartë: “Duhet të ketë zero tolerancë ndaj lidhjeve midis politikanëve dhe grupeve të krimit të organizuar”.
Bota na sheh. Koha për t’u ngritur dhe për ta pastruar politikën nga krimi. VOTO 1 – PD dhe ASHM!” shkruan Berisha.
Mesazhi
Unë quhem Daniel Hannan dhe jam anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik.
Kam pasur kënaqësinë të vizitoj Shqipërinë në disa raste dhe gjithmonë ky vend më ka lënë mbresa për historinë mrekullibërëse të rimëkëmbjes nga tirania komuniste.
Pak vende kanë vuajtur nga ndonjë diktaturë më e egër se kjo dhe pak vende janë rimëkëmbur në mënyrë kaq mbresëlënëse.
Por që kjo mrekulli të vazhdojë, tani është e nevojshme që të ndodhë një ndryshim.
Duhet të ketë zero tolerancë ndaj lidhjeve midis politikanëve dhe grupeve të krimit të organizuar.
Duhet të theksohen të drejtat e pronësisë dhe kontratat e lira, tregjet e lira dhe të drejtat e njeriut.
Dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse ka një ndryshim të vërtetë politik.
Prandaj për këtë arsye unë e mbështes Partinë Demokratike dhe koalicionin.
Është koha për ndryshim në Shqipëri.