Marco Rubio kritikon Gjermaninë: Ndryshoni kurs, kjo nuk është demokraci, establishmenti është ekstremist jo AFD

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka dënuar klasifikimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si “parti ekstremiste e krahut të djathtë” nga inteligjenca vendase, duke i bërë thirrje vendit të ndryshojë kursin.

“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën. Kjo nuk është demokraci – është tirani e maskuar”, shkroi Rubio në platformën X.

“Ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD popullore, e cila zuri vendin e dytë në zgjedhjet e fundit – por politikat vdekjeprurëse të establishmentit për imigracionin me kufij të hapur, të cilat AfD i kundërshton”, tha ai.

“Gjermania duhet të ndryshojë kursin”, shtoi Rubio.

Sipas vlerësimit të fundit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës s’ka më dyshim se partia AfD është në tërësi ekstremiste e djathtë dhe jo vetëm në lande të caktuara por në të gjithë Gjermaninë.

Deri tani AfD-ja klasifikohej në nivel federal si “e dyshuar për ekstremizëm të djathtë” dhe ishte nvn mbikvqyrjen e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

About Krye Redaktor

Check Also

Grenell shpreh keqardhje që Vuçiç nuk u lejua të takohet me Trumpin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, kanë …