Përfaqësues i biznesit: Numri i shitjeve është përgjysmuar! Me ardhjen e PD në pushtet do të zgjerojmë bizneset

Përfaqësues i biznesit të vogël, Aleksandër Selala, i pranishëm në takimin që PD-ASHM zhvilloi në Kurbin theksoi se numri i shitjeve ka rënë ndjeshmë në 4 vitet e fundit për shkak të rritjes së çmimeve.

Ai tha se me ardhjen e PD në pushtet çdo biznes i vogël do të ketë mundësi që të rritet më shumë

“Disa prej jush ndihen si unë dhe mezi ja dalin ta mbajnë biznesin në këmbë. Pasi gjendja ekonomike është vështirësuar shumë. Njerëzit kalojnë rrugëve dhe nuk blejnë asgjë për shkak të fuqisë të forcës blerësve të tyre. Shitjet janë përgjysmuar sidomos këto tri katër vitet e fundit, në maksimumin e mundshëm. Çmimi i energjisë dhe ujit ka ndikuar në maksimum, në shpenzimet dhe kostot e mbajtje së biznesit.

Përveç kostove që janë rritur, sidomos njëherë tarifat e Bashkisë. Nuk mjafton vetëm kjo, janë edhe taksitarët e qeveris që vijnë dhe tërheqin nga xhepat tonë me forcë me presion nga të gjitha forcat e mënyrat. Prandaj të nderuar qytetar, na nevojitet një program shumë i mirë. Me program e Prof,Dr. Sali Berisës, PD dhe Aleancën Madhështore do të ulet çmimi i energjisë dhe ujit do të ngrihet tavani për xhirot për çdo bizneseve të vogël për 500 euro në ditë.

Largimi i taksidarëve të qeverisë do të jetë absolut, që do të na lejojë të përballojmë të gjitha shpenzimet e bizneseve dhe të kemi diçka që të na ngelet mënjanë, për të rritur biznesin. Unë besoj se me programin e PD na pret një e ardhme më e mirë për biznesin dhe për familjet tona. Unë e kam bërë zgjedhjen time për PD-ASHM, dhe ju ftoj të gjithëve, që të votoni vetëm për numrin 1. Mendoj që Qarku i Lezhës do të dalë 5-2 sepse 4 i kemi marrë në kohë më të vështirë”, tha Selala.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda në Dogana/ Si Gazheli përjashtohet sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të …