“E ha të gjallë”/ Alizoti ironizon Ramën: Ai nuk hahet, e ha vetëm Mazniku me krip Nusreti!

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Tomor Alizoti, mbajti një fjalim të fortë nga Peqin në takimin electoral të koalicionit PD – ASHM. Duke akuzuar qeverinë fshehje dhe lidhje me grupe kriminale, Alizoti tha se Rama ka frikë të përballet në debat me liderin e PD-së Sali Berisha. Madje ka frikë të përballet dhe me vetë atë, se ‘ka frikë se e ha të gjallë’ tha ai me ironi.

Alizoti tha se, frikën më të madhe në Shqipëri e ka çuni i Kristaqit, është fshehur pas monologëve dhe nuk përballet me askënd.

Ai ironizoi edhe Taulant Ballën, dhe u  bëri thirrje qytetarëve e intelektualëve për reflektim mbi realitetin në vend, duke përmendur emigracionin masiv, viktimat e pafajshme nga atentatet dhe përhapjen e krimit në qytete si Elbasani, të cilin qeveria Rama e ktheu në “qytetin e narkos”.

“Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhej të mërziteshin. Sepse regjimet jetojnë me frikë, e demokratët sot e kanë thyer frikën. Frikën më të madhe në Shqipëri e ka çuni i Kristaqit, që ka fshehur të gjithë drejtuesit e qarqeve që nuk bëjnë asnjë debat televiziv.

Është fshehur dhe vetë duke bërë monolog me mikrofon me veten, para pasqyrës se ka frikë të përballet. Ja ku e ka doktorin, kryetarin e partisë. Le të dalë në debat. Po deshi të dalë me mua se unë dua ta haj të gjallë. Megjithëse ai nuk hahet. Atë mund ta hajë ky i Elbasanit, mister bifteku po t’i hedhë pak kripën e Nusretit që hëngri në Dubai.

Na ishte mërzitur dhe një nga “intelektualët” më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla. Ishte shqetësuar dhe ai për nivelin e bisedës. Tani e kuptoni sa qesharakë dhe frikacakë janë. Sepse kanë një armatë si Kinostudio dikur. Ne jemi bio. Jemi të djathtë në shpirt. E duam përballjen.

Edhe ju që dilni e merrni votat për çunin e Kristaqit duhet të dini një gjë. Ai e ka në genetikë. Ai ha shokët e vet. Do t’iu hajë dhe juve. Keni vënë re që ka dhe një lloj xhelozie, mes dashurisë së meje dhe doktorit kur thashë: Hajde doktor se të kanë frikë. Doktor të kanë frikë!

Çuni i Kristaqit mos bëj monolog. Hajde përballu, mos u mbështet tek bandat, por tek njerëzit. Dhe ju qytetarë e intelektualë të nderuar që keni mendimet tuaja duhet të shqetësoheni për më shumë se gjysmën e shqiptarëve që është rrugëve  të botës.

Duhet të shqetësoheni se në atentatin e Shkodrës vdiq një nënë e pafajshme. Që sot në qarqet e Shqipërisë nuk ka njerëz që banojnë.

Të shqetësoheni për Shqipërinë e cila po kthehet në ç’bërjen e saj.

Të shqetësoheni për vërtetën e madhe. Ju qytetarët e Elbasanit duhet të shqetësoheni që qyteti është kthyer në qytetin e Narkos. Të shqetësoheni nga bandat kriminale.

Të shqetësoheni nga banalizimi i shoqërisë e jo nga njerëzit e drejtë, të ndershëm e emocionalë.
Fitore dhe vetëm fitore!, përfundoi fjalën e tij Alizoti.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Njihuni me Ramaduron! Autokrati i Europës, armik i Trumpizmit i trajnuar nga Sorosi

Ish-strategu i Trump dhe fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris …