5 të plagosur me armë në Laç/ Gjekmarkaj: Akt i rëndë kriminal! Dështim serioz i strukturave të rendit

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar për plagosjen e shumëfishtë të ndodhur në Laç.

Gjekmarkaj shprehet se ngjarja është një akt i rëndë kriminal, ku shton mes të tjerash, se në këtë ngjarje është lënduar edhe një qytetare krejt e pafajshme.

“Plagosja e pesë personave në qytetin e Laçit është një akt i rëndë kriminal që dëshmon pasigurinë e jetës dhe rrezikun real që paraqesin personat e armatosur që lëvizin lirshëm nëpër qytete. Një zonjë e pafajshme që shet qirinj në rrugë për bukën e gojës u qëllua nga plumbat. Kjo situatë është e pafalshme dhe tregon dështim serioz të strukturave të rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje, duke garantuar sigurinë dhe rendin për qytetarët”, deklaron Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria eleminohet/ Strakosha, lojtari më i dobët i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një …