Alizoti: Çohuni të votojmë! Të shpëtojmë Shqipërinë nga një i çmendur dhe nga narkotrafikantët!

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Tomorr Alizoti, në fjalimin e tij para banorëve të Gramshit bëri një thirrje për të gjithë gramshiotët, të bëhen bashkë për të larguar këtë qeveri të narkoshtetit që drejtohet nga një i çmendur dhe për t’i kthyer vendit shpresë.

Alizoti tha se, e di pse janë shqetësuar nga fjalimi i Librazhdit, sepse i mbajnë njerëzit me frikë, por demokratët nuk kanë frikë.

“Flas shkurt dhe dhimbshëm për ata që vijnë natën e ngacmojnë njerëzit për votat.

Bashkë me kolegët kemi bredhur në fshatrat e Gramshit. Një natyrë e bekuar nga Zoti por një skamje të frikshme. Gramshi është qyteti me infrastrukturën më të shkatërruar. Fshatrat e Gramshit janë në mjerim total.

Pse gramshiotët dhe të gjithë shqiptarët të mos e kenë pensionin sic e kanë ata në Mal të Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut. Pse fermerët të mos kenë subvencionet dhe çmimin e naftës që kanë fermerët në fqinjët tanë.

Çohuni të gjithë të votojmë. Të shpëtojmë Shqipërinë nga një i çmendur, nga narkotrafikantët. Tua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe tua heqim oligarkëve.

Të gjithë të moshuarit në Gramsh i kanë fëmijët në të gjitha rrugët e botës vetëm për t’u ushqyer. Ejani të gjithë bashkë. Ne flasim me programe konkrete ata me dajre e daulle se i kanë marrë këtij populli miliona euro. Një kryeministër që i hipën avionit me dhomë gjumi.  Një kryeministër që shkon në Nju Jork për të parë NBA me mijëra dollarë.

Bashkohuni që të çlirojmë Shqipërinë reale. E di pse janë shqetësuar nga fjalimi i Librazhdit? Sepse i mbajnë njerëzit me frikë, por demokratët nuk kanë frikë”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e ish-ministrit të Brendshëm të Ramës/ “Zgjedhje të lira për të ndryshuar qeverinë”

Ish-ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, bën një analizë të fortë mbi ndryshimet e fundit në …