Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në Fier se, Rama nuk përballet me qytetarët dhe ai që fshihet është më i ligu mes të ligëve. Berisha tha se, jo vetëm kaq, por urdhëron edhe Zegjinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim. Mos pranoni debatet me këto zonja dhe zotërinj, të cilat janë detyrim absolut qytetar, zyrtar, moral, ligjor.
Berisha: Por, miqtë e mi, nata 12 vjeçare vazhdon edhe këtë muaj në formën më të shëmtuar.
A e shihni ju, një njeri që ka qeverisur 12 vjet, dhe nuk del dot para jush t’ju numërojë një sukses të vetin. Nuk del dot! Ka 3 muaj që ju flet për kënetë, për buf. Ka 3 muaj që, sillet si hokatar, si klloun nga skena në skenë dhe që refuzon, burreci 2 metra i gjatë nuk guxon të ballafaqohet para jush, në studiot televizive, apo në sheshet e qyteteve.
Jo vetëm kaq, por urdhëron edhe Zegjinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim.
Mos pranoni debatet me këto zonja dhe zotërinj, të cilat janë detyrim absolut qytetar, zyrtar, moral, ligjor. Ai që vjen me të kërkuar votën, duhet të ketë kurajon të dalë para teje. Duhet të ketë kurajon të paraqitet me të gjitha arritjet dhe dështimet e tij tek ju.
Por, ai në vend të debatit, në vend të transparencës paraqet vallet e Lubi Ballukut, piskamat e Zegjinesë, dhe së fundmi Lamborghinin e Noizit.
O miq, po Lamborghini i tij kushton miliona. Ai ta gëzojë, se e ka nga fitimet e tij me këngën, por ai nuk është pension. Por, ai kushton sa 10 mijë pensione, sa 50 mijë pensione, siç kushton djegësi i Tiranës, i zhdukur, 130 milionë.
Ja, t’i them edhe njëherë, krushkut të nderuar të demkratit. Po si mund të jesh ti me atë, që ka zhdukur ka zhdukur 130 miionë euro. Taksat tuaja, pavarësisht çfarë je, demokrat, socialist, i pa parti, po ajo është puna dhe djersa jote. Ku janë 130 milionë euro? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë, dhe sot është një llamarinë që nuk punon? Ku janë, 120 milionë euro të Beketit? Ku janë, 21 milionë euro udhëtime me avion taksi?
Ku janë, 33 mijë euro shishja e Romanee Contit?
Prandaj dhe, urdhri, mos dilni para qytetarëve. Mos u ballafaqoni me qytetarët. Por, ai që fshihet është më i ligu, më i keq se ai që bën, është ai që fshihet.. se ai është pa kurajo fare. Ai, edhe ka bërë, edhe kurajo s’ka.
11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt!
Miq, e mbajta ëktë fjalim, duke dialoguar me një të panjohur. E bëra edhe nga dëshira ime e zjarrtë që kam, të mos mbaj fjalime, por të takoj vetëm qytetarët, të diskutoj me ta, të arsyetoj me ta dhe kam bindje se, ky është programi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë.
Kam bindje se, ky program është i Fierit madhështor dhe Shqipërisë madhështore, në 8 ditë.
Fitorja është në duart tuaja.
Fitorja pret që ju ta çoni në çdo zemër shqiptare.
Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
Gazeta RD