Bilanc lufte në Laç, 5 të plagosur me armë, dy të rinj në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Laçit ku kanë mbetur të plagosur me armë zjarri 5 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbini, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Mes të plagosurve është dhe shitësja e qirinjve, A.GJ

Policia e Kurbinit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me të shtënat me armë zjarri që tronditën qytetin.

Sipas autoriteve, gjithsej kanë mbetur të plagosur 5 persona, më konkretisht shtetasit Liridon Ismaili, Angjelina Gjezaj, Geri Bitri, Amarildo Ndoj dhe Daniel Gjeloshi.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, teksa mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Një prej të plagosurve është një grua, një shitëse ambulante, e cila e kanë kapur plumbat rastësisht, teksa ka qenë duke shitur qirinj në trotuar. Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së ish-Gjykatës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa personash dhe thotë se ka identifikuar autorin, ku po punon për kapjen e tij.

Por, burime për mediat bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri automatike, drejt një makine në lëvizje ku ndodheshin katër të rinjtë. Dyshohet se sherri mes tyre të ketë ndodhur përpara se autori të zbrazte karikatoren e automatikut drejt shënjestrave

Ndërkohë, pas atenatit është gjetur duke u djegur një automjet në fshatin Balldren, e cila dyshohet se i përket autorëve të krimit.

Kjo është e disata ngjarje kriminale ku plumbat kapin edhe qytetarët e pafajshëm që janë në punë të tyre, teksa POlicia mbledh vetëm gëzhojat.

Burime nga Spitali Universitar i Traumës bëjnë me dije se pacientët Amarildo Ndoj, 26 vjeç, dhe Geri Bitri, 24 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nën kujdes intensiv. Të dy kanë plagë në zonën e legenit, duke bërë që mjekët të mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm situatën e tyre.

Ndërkohë, pacientët e tjerë të plagosur, Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, Liridon Ismaili, 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç, raportohen në gjendje më të stabilizuar dhe janë koshientë. Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe po marrin trajtim mjekësor të specializuar.

About Redaksia

Check Also

Rama i trembur nga hetimet dhe arrestimi/ Kërcënon hetuesit që i shkuan në zyrë

Rama i trembur nga arrestimi dhe nga hetuesit e BKH që i kanë shkuar në …