Grenell shpreh keqardhje që Vuçiç nuk u lejua të takohet me Trumpin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, kanë raportuar mediat në Serbi për REL.

Justifikimi zyrtar është që zoti Vuçiç u sëmur, ndaj dhe nuk mundi të finalizonte takimin e parashikuar me Trump.Sipas transmetuesit publik serb, RTS, pasi është kontrolluar nga mjekët, Vuçiç ka vendosur që të kthehet në Serbi.

Por duket e çuditshme që zotit Vuçiç nuk iu ofrua ndihmë mjekësore nga spitalet e specializuara amerikane. Si rregull autoritetet shtetërore amerikane mbajnë dhe qëndrim publik në të tilla raste dhe raportojnë mbi gjendjen shëndetësore të pacientit.

Gjatë qëndrimit në SHBA, zoti Vuçiç u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ishte parashikuar që ai të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA.

I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur. Të kujtojmë faktin se Grenell është mbështetësi më i madh i presidentit serb, e njëkohësisht lobist i pashpallur i Vuçiçit dhe Ramës pranë administratës Trump.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.

Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmur teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë.

Zyra e Vuçiçit ka thënë se në ditët në vijim do të ofrojë informacione për publikun se çfarë probleme shëndetësore ka udhëheqësi serb.

About Krye Redaktor

Check Also

Macron akuzon Rusinë për incidentin në avion me bashkëshorten

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron reagoi me shpejtësi të hënën për të zbutur vëmendjen …