Berisha: Mos votoni për Pashiqin shqiptar sepse keni tradhtuar gjakun, sakrificën e të rënëve

Gjatë fjalës së mbajtur në Bajram Curri, kyedemokrati Sali Berisha ka prezantuar dhe programin e ‘Shqipërisë Madhështore’. Berisha deklaroi se do të ulen taksat për të gjithë kategoritë e bizneseve dhe turizmit, me qëllim që ata të kenë frymëmarrje.

Gjithashtu kryetari i PD-së, ka bërë thirrje që të mos jepet asnjë votë për Edi Ramën, të cilin e ka cilësuar si Pashiqi shqiptar.

“Sot, çmimet në Shqipëri, i dini vet. Ua them unë ju janë, 10% më të larta se mesatarja e çmimeve në BE. Janë rritur në 250% më shumë.

Dhe ky, mendon se do t’u mbajë ju me mashtrime. Nxjerr ministra dhe thotë: jetohet me 140 euro.

Nxjerr të tjerë thonë: po çfarë kanë pensionistët, mirë janë thotë. Nxjerr të tretin dhe thotë: po në Shqipëri nuk vdes njeri për bukë. Se qenka puna të vdesim për bukë që të kemi qendrime afër.

Ndaj dhe, miqtë e mi, 11 maji është një ditë ku të bashkohemi të gjithë. U bëj thirrje në radhë të parë, socialistëve të këtij qarku, mos shkelmoni mbi eshtrat e të parëve tuaj, duke votuar një armik të egër të Shqipërisë dhe Kosovës, një Pashiq të dytë.

U bëj thirrje banorëve të këtij qarku, që janë qark i mbushur me kocka të rënësh, martirësh dhe armiqsh, mos votoni një votë për Pashiqin shqiptar, sepse keni tradhtuar gjakun, sakrificën e tyre.

Edi Rama nuk ka asgjë shqiptare. Edi Rama u ndry 3 muaj, pa dalë par asnjë gazetari dhe kërkonte t’u mashtronte ju, bufi, këneta, zhapinj, hardhuca, çyryk, etj.

Kërkonte që, ato të zeza që u ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar, t’i mbulojë me banalitete, t’i mbulojë me tallje. Po kë tallte ai? Tallte qytetarin. Ai tallte qytetarin. Organizonte mbledhje. E kam thënë dhe dje. Më rikujtojnë ato, takimet e viteve ’50, miqtë e mi, kur fronti demokratik organizonte mbledhje, veçmas me burrat, veçmas me gratë. Dhe thoshte, po emanciojmë gratë.

Rikthehet në origjinë.

Miqtë e mi, ne do bëjmë çdo gjë që, biznesi, turizmi në Tropojë dhe kudo në Shqipëri të ketë frymëmarrje, të lulëzojë. Do ulim taksat. Biznesi i vogël energjinë do ta ketë me çmim 3 herë më të lirë. 6 lek kilovati. Biznesi i vogël, tavanet e për TVSH dhe tatim fitimn do t’i jo një 100 dhe 140 mijë, por 180 mijë euro.

Pagesën për hapësirën publike do ta ketë 5 herë më të ulët. Rexhët e qeveritarëve. Erionët, Rexhët, rexhët e qeverive vendore do ikin pa diskutim, por kufirin tek Thana nuk do mund t’u vendosin dot kurrë bizneseve tarifa dhe taksa më shumë se 1%.

Kurse, bizneset e mëdha dhe të mesme do ketë taksën 10%. Është taksa më e nderdhme, më e drejtë. Është taksa e të gjitha kohërave dhe i qendrojmë asaj. Edhe TVSH-në do ta ulim. Do ta ulim në 15%. Do krijojmë klimën më miqësore për bznesin.

Dhe u garantoj, do bëjmë gjithçka që Tropojën, që Shqipërinë, që kombin, ta sjellim përsëri në moshën e rinisë së tij. Po, miq.

Miq, vetëm në Luftën e Parë Botërore, Shqipërinë e kanë pushtuar 6 fuqi të huaja. Para kësaj lufte, Tropojën e kanë djegur 3 ose 4 herë. E megjithatë, kurrë si sot, ky komb nuk ka qenë pa rini.

A e dini ju. Javë që kaloi OKB deklaroi se: ne kemi lindshmërinë, për shkak të emigracionit, më të ulët në botë.

Ne do bëjmë gjithçka që, ata që u larguan të kthehen në dheun e tyre, të vijnë. Të vijnë këtu të ndërtojnë ëndrrën e tyre. 5 vite pa asnjë takes”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …