Nga Bujar LESKAJ
Në krye të herës këtë shkrim, dua ta nis me një falenderim, për çdo qytetar vlonjat e banorë të Qarkut Vlorë që ka mirëpritur alternativën dhe programin e kandidatëve tanë gjatë këtyre ditëve, me të cilët ne si kandidatë PD-ASHM jemi takuar dhe bashkëbiseduar, dhe ndaj të cilëve jemi zotuar për angazhimet konkrete që përmes programit marrim si detyrë dhe detyrim për çdo qytetar shqiptar, sepse në qendër të politikave tona është individi, është qytetari, biznesi i vogël e i mesëm, fermeri, i riu, pensionisti, emigranti, familja vlonjate.
Për NE, kryefjala është prezantimi i programit tonë, sepse për 12 vite qytetarët vlonjatë, banorët e Qarkut Vlorë e njohin shumë mirë sektin Rama sepse janë përballur me monstruozitetin e qeverisjes së Edi Ramës, që vetëm qeverisje nuk ka qenë këto 12 vite,por vetëm keqqeverisje dhe korrupsion.
Sot në Vlorë, në vitin 2025, mungojnë shërbimet bazike, lagjet dhe njësitë administrative kanë probleme të theksuara në infrastrukturë, vuajnë mungesën e furnizimit me ujë, problemet me ndriçimin, shpopullimin, dhe duke vazhduar më tej me monumentet e sektit Rama të korrupsionit dhe urrejtjes që ka ndaj Vlorës e Vlonjatëve ; denatyrimi i Sheshit të Flamurit, Sheshit të Pavarësisë në Skelë, Sheshit përballë Bashkisë, projektet grabitqare të marrjes së ujit nga Lumi Shushicë dhe burimet e Tragjasit, grabitja e Portit të Vlorës, korrupsioni elitar në Tunelin e Llogorasë, TEC-et lundruese, grabitja e tokave në bregdet, rrugët me çmim 8-fish më të larta.
Dhe janë këto fatura korrupsioni që eklipsojnë/demaskojnë 1.27 mld dollarët që sekti Rama ka investuar. Shifrat e abuzimeve flasin qartë !
Në këto zgjedhje gjendemi përballë një momenti historik!
Vlonjatët dhe shqiptarët kanë dy rrugë:
Ose të votojnë në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe mirëqënies së familjeve të tyre, për të ardhmen europiane, për të ardhmen e familjeve dhe fëmijeve të tyre, në një atdhe, në një Shqipëri e Vlorë Madhështore
Rruga e dytë është dorëzimi përballë autokracisë, oligarkëve, kapjes së Shtetit, korrupsionit, krimit të organizuar, shpopullimit masiv, varfërisë dhe antikombëtarëve.
Por ne qytetarët vlonjatë, asnjëherë nuk kemi kapitulluar. Ne kërkojmë progresin, të ardhmen e fëmijëve tanë.
Të nderuar motra dhe vëllezër, vlonjatët e mi të dashur,
Kush është më i miri për ta zgjidhur këtë situatë? Kush e sjell ndryshimin?
Ky kryetar sekti që është përgjegjësi për këtë gjendje?
Natyrisht që JO !
Përgjigja është shumë e thjeshtë:
DOKTOR BERISHA, PROGRAMI I PARTISË DEMOKRATIKE DHE TË GJITHË NE !
Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore e ka këtë program, jo thjesht si alternativë politike dhe qeverisëse, por e ka si Projekt Madhor Kombëtar, për vet rëndësinë historike që kanë këto zgjedhje.
Zgjedhjet e 11 majit dhe mbështetja e programit ekonomik të Koalicionit për Shqipërinë Madhështore përbëjnë shansin unikal për të ndryshuar për mirë vendin tonë, për të risjellë demokracinë e uzurpuar nga një kastë autokrate në pushtet, për të rifituar lirinë për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike dhe arritur mirëqënien e dëshiruar për familjen .
Është ekonomia të dashur vëllezër faktori kryesor në çdo zhvillim kombëtar.
Vendi ka nevojë për një vizioni të ri ekonomik, të cilin e jep vetëm programi i Partisë Demokratike!
Ky vizion ekonomik ka prodhimin vendas, industrinë për eksport, individin, biznesin e vogël e të mesëm në qendër të zhvillimit kombëtar.
Programi ynë është një vizion me përgjegjësi dhe ndërgjegje kombëtare, që do ketë misionin madhor të uljes së kostos së jetesës për qytetarët.
Ky program fillon me paketën e 100 ditëve të para, e quajtura Paketa e Dhembshurisë apo Paketa e Emergjencës, e cila përcakton minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe pagën mesatare 1200 euro; nxit punësimin, lehtëson bizneset dhe ndihmon nevojtarët dhe të pamundurit, thjeshton taksat dhe krijon kushte thelbësore për tërheqjen reale të investimeve të huaja, dhe jo që i dorëzohet oligarkëve.
Partia Demokratike ka dhe një vizion të qartë për Vlorën dhe vlonjatët dhe ne i kërkojmë votat e vlonjatëve mbështetur në këtë program dhe metodë qeverisje, të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie në çdo cast.
Ne do të zbatojmë programin e Partisë Demokratike për Vlorën, i cili konsiston në më shumë vende pune, infrastrukturë të zhvilluar, taksa më të ulëta për të gjithë, investime konkrete, kthimin e Sheshit të Flamurit në identitet dhe anullimin e projekteve grabitqare të marrjes së ujit, turizëm gjithëvjetor e shumëplanësh, me plazhe të hapura me kosto simbolike ose falas për shqiptarët.
Këto të gjitha janë në programin tonë, i cili është PROJEKT I MADH KOMBËTAR.
Të dashur bashkëqytetarë të Vlorës!
11 Maji është dita e qëndrimit të madh të shqiptarëve, për të ardhmen e vendit.
Në 11 maj, me votën tonë do të vendosim NDRYSHIMIN.
Do zgjedhim programin dhe koalicionin e NJËSHAVE PD-ASHM, kundër alternativës së keqqeverisjes së Korbit të Zi Edi Rama dhe sektit të tij.
Ne do të fitojmë!
Ne jemi e ardhmja europiane e të gjithë shqiptarëve!
Kam një ftesë për ju!
Votoni kundër arrogancës, kundër harbutërisë, kundër marrëzisë së një njeriu të ikur nga mendja që mendon se është pronar i vetëm i këtij vendi;
Rifitoni lirinë, ndëshkoni me votën tuaj sektin që per 12 vjet abuzon me pronën dhe financat publike të shqiptarëve.
Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për rininë, për dinjitetin e nëpërkëmbur kaq vjet!
Për Shqipërinë dhe Vlorën e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar !
Një ftesë e kam dhe për punonjësit e ndershëm të administratës publike;
Dilni votoni masivisht në 11 Maji, votoni të lirë, votoni kundër këtij sekti, që ka kapur çdo institucion dhe i përdor ato në favor të pushtetit të tij absolut.
Punonjësit e ndershëm dhe punëtore të administratës publike, larg verbërisë politike, për asnjë arsye nuk do të largohen nga vendi i punës, por përkundrazi do punojmë të qetë dhe pa trysni e shtazh politik, dhe kjo është garancia që Partia Demokratike ju jep .
Kontributi juaj në këto zgjedhje ka një rëndësi të vecantë. Mos u intimidoni të dashur vëllezër nga asnjë vegël e sektit Rama.
11 Maji do të jetë ditë historike. Do të jetë ditë e Demokracisë, do të jetë festë e Demokracisë, si në 22 mars 1992, si në 3 korrik 2005.
Në 11 Maji të gjithë duhet të votojmë Numrin 1 PD-ASHM, për Shqipërinë tonë, kombin tonë, fëmijët tanë, të rinjtë tanë, të ardhmen tonë, për Vlorën tonë.
Takimin e sotëm, mos ta konsiderojmë përmbyllës!
Janë edhe 8 ditë, deri në ditën e zgjedhjeve!
Mos të ndalojmë së punuari deri në ditën e fundit, si luftëtarë të dritës, demokracisë e progresit.
Le të vazhdojmë punën, të trokasim te ato pak dyer që na kanë mbetur pa trokitur, të bashkëbisedojmë me ata njerëz që nuk kemi biseduar, të vazhdojmë të përcjellim programin tonë deri ditën e fundit, sepse vetëm në këtë mënyrë fitohet!
Fitoren, të gjithë ne demokratët, dhe së pari Kryetari i PD Prof.Dr.Sali Berisha, ekipi i kandidatëve për deputet dhe drejtuesit e degëve të PD Qarkut Vlorë, ja kemi borxh Vlorës e Shqipërisë!