Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, gjatë fjalës së tij në takimin që lideri i opozitës, Sali Berisha, po zhvillon me demokratët në qytetin e Burrelit, u shpreh se, 11 maji është dita e shpresës për Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, një moment bashkimi mes demokratëve për të rrëzuar një qeveri të korruptuar dhe të dështuar.
Ai falënderoi qytetarët e Burrelit për mbështetjen dhe theksoi se kandidatura e Partisë Demokratike është elitare, gjithëpërfshirëse dhe përfaqëson më të mirët e shoqërisë.
Mziu tha se, qeveria aktuale ka braktisur Dibrën dhe e ka kthyer në një nga qarqet më të varfra të vendit, ndërsa kundërshtari politik në Mat përfaqëson fytyrën e korrupsionit, me një sërë dosjesh të hapura për abuzime me pronat dhe fondet publike.
“I nderuar profesor Berisha, ju falënderoj përzemërsisht që ditën e sotme e kthyet në një ditë feste për Burrelin.
Ju jeni jo vetëm një festë për qytetin, por edhe e vetmja shpresë për të shpëtuar qarkun e Dibrës dhe gjithë Shqipërinë nga korrupsioni. Këtë ju do ta realizoni bashkë me demokratët e ndershëm më 11 maj.
Unë dua të falënderoj qytetarët e Burrelit dhe dua t’u them se kompozimi i kandidatëve të PD-së më 11 maj është elitar, është gjithëpërfshirës dhe ka një background të shkëlqyer publik, politik dhe social, ku kanë kontribuar jo vetëm demokratët, por edhe përtej tyre, për të votuar për atë që përfaqëson shpresën dhe për të shembur një qeveri korrupsioni e krimi, për të shembur një rilindje që thjesht emri është i tillë, por në fakt është shpopullim.
Kudo që shkon, e ka kthyer Burrelin në një vend të braktisur, e ka kthyer Dibrën në një zonë të braktisur dhe e ka kthyer qarkun në më të varfrin e Shqipërisë.
Përballë nesh kemi fytyrën e vërtetë të korrupsionit. Kemi një njeri që përballë asaj që bëri më 21 janar, është shpërblyer nga Rama duke e emëruar drejtor të korrupsionit, është shpërblyer duke e vendosur në krye të Bashkisë Mat.
Ky çyryk ka dosjen e hapur, ky që la bashkinë por nuk ka shans të shkojë në parlament. Do japë llogari për hidrocentralet, për dosjet e tij që i ka të pafundme, për pronat që ka vjedhur në Burrel.
Ky nuk e ka vendin në parlament, por ky dhe sorra e tij e kanë vendin në burg. Dhe ju do të jeni dëshmitarët se ai do të ikë për të vuajtur në burg dënimin e tij”, tha Mziu.
Gazeta RD