Opozita me grupe vullnetaresh për mbrojtjen e votës ndaj bandave të regjimit

Gjin Gjoni, ka reaguar pas akuzave të ngritura nga kandidati i Partisë Socialiste, Ermal Pacaj, në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Dajç.

Gjoni ka hedhur poshtë çdo pretendim për përfshirje të personave të armatosur, duke theksuar se e gjithë ngjarja mund të vërtetohet lehtësisht nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja.

Në një deklaratë publike, Gjoni u shpreh se këto akuza janë pjesë e një përpjekjeje për të dëmtuar fushatën e tij dhe për të fshehur tentativat për manipulimin e votës. Ai tha se në terren po operojnë grupe vullnetarësh të opozitës që po monitorojnë procesin zgjedhor për të mbrojtur integritetin e votës dhe për të raportuar çdo tentativë për blerje apo presion ndaj votuesve.

Gjoni i bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese që të mos përdoren politikisht, por të ndërhyjnë atje ku ka prova konkrete për shkelje të ligjit, duke mbrojtur procesin zgjedhor dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë. Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur plotësisht incidentin dhe pretendimet e palëve përkatëse.

About Krye Redaktor

Check Also

Media amerikane: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin, protestat marrin vrull

Nga Michael Rubin, WASHINGTON EXAMINER Ekziston një prirje fatkeqe mes analistëve dhe gazetarëve amerikanë për …