OSBE konfirmon blerjen e votave nga regjimi

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri.

“Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.

Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi “maskarada” ka ndodhur.

“Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.

Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Kushtetuesja na imponon konsensus, Edi Rama e sheh kompromisin si dobësi!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së mbajtur në parlament, u …