Vuçiç si Rama. Ai ka tentuar të takojë Presidetin amerikan Trump duke qenë pjesë e një darkë të republikanëve me emër të rremë. Skandali është zbuluar dhe ndryshe nga Rama që i shtrëngoi duart me Presidentin Obama si gruaja e Bilalit, Vuçiç ka dështuar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e gjen vetën në qendër të një skandali ndërkombëtar. Media Nova raporton se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, u përpoq të merrte pjesë në darkën e donatorëve të Komitetit Kombëtar Republikan, por me një emër të rremë.
Media serbe thekson se ky skandal ka nxitur reagime në vend dhe jashtë tij dhe se mund të ketë pasoja të mundshme serioze ligjore dhe diplomatike.
Vuçiç mbërriti në SHBA, sipas njoftimeve zyrtare, për të marrë pjesë në një event që lidhej me Partinë Republikane, përfshirë takimin e pretenduar që do të kishte me presidentin amerikan, Donald Trump.
Megjithatë kjo nuk ndodhi pasi presidenti u kthye urgjentisht në Beograd pas vetëm dy ditësh, me shpjegimin zyrtar se kushte probleme serioze shëndetësore.
Menjëherë pas kësaj, rrjetet sociale dhe një pjesë e mediave opozitare në Serbi u përmbytën me pretendime se Vuçiç jo vetëm që u largua para kohe nga SHBA-të, por se atij iu “kërkua me mirësi të largohej nga vendi” pasi u përpoq të hynte në darkën e donatorëve të kandidatit republikan për guvernator të Floridës, Byron Donalds, nën emrin e rremë “Alex Vuci”.
Gazeta RD