Zhupa: Kumbaro simbol i grabitjes me investime strategjike! Më 11 maj t’i japim fund këtij abuzimi!

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar një video pranë një zone të mbrojtur, duke denoncuar qeverinë dhe pushtetin aktual për dhënien e investimeve strategjike klienteliste që, sipas saj, po sjellin shkatërrimin e natyrës dhe grabitjen e pronës private.

Zhupa akuzon Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si përfaqësuese e kësaj politike, dhe u bën thirrje qytetarëve që në 11 maj të votojnë për Partinë Demokratike, si alternativën që premton anulimin e ligjit për investimet strategjike dhe mbrojtjen e interesit publik.

Reagimi

Mbrapa meje është pika e vogël e Mirela Kumbaros.Ja shikojeni pak -Pamje me dron!

Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit.

Por Ju e keni në dorë!

Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.

Që premton dhe garanton që do të mbroj zonat e mbrojtura.

Që premton dhe garanton që do mbroj pronën private të çdo qytetari shqiptar.

Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit.

Në 11 Maj bëni zgjedhjen e duhur!Bëni zgjedhjen që i shërben interesave tuaja dhe jo interesave të investitorëve klient të pushtetit.

 

About Redaksia

Check Also

Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për …