Alizoti i përgjigjet Ramës: Do merrem drejtpërdrejt me çunin e Kristaqit! Ai sot ka bërë një kërcënim!

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomor Alizoti i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë takimit përmbyllës të fushatës në këtë qytet e ironizoi duke thënë se, “ka gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë”.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Alizoti e cilësoi deklaratën e Ramës si një kërcënim të drejtpërdrejtë politik, duke theksuar se kryeministri i ngjan propagandës së “Kinostudios së dikurshme”.

“Më kujton Kinostudion e dikurshme. Një armatë e madhe që propagandon. Atë ditë ka pasur një shpërthim në Elbasan, ndaj përmenda minat. Ndërsa si njeri i lidhur me bandat, ai (Rama) duhet ngrënë. Por ai është dhe njeri që nuk hahet. Por ai sot ka bërë një kërcënim. Tha po ke gjetur vendin e gabuar, njerëzit më të gabuar”, deklaroi Alizoti.

“Do merrem drejtpërdrejt me Ramën”, tha Alizoti, që akuzoi paraardhësit e kryesocialistit se kanë dënuar me vdekje gjatë diktaturës babanë dhe të afërmit e tij.

“Çuni i Kristaqit duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit. Ai sot ka bërë një kërcënim. Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqëndrimit. Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua. Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot…”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …