Departamenti i Shtetit: Berisha mund të vijë në SHBA, politika jonë, jo peng i vendimeve të Biden

“Non grata” e Berishës ka rënë.

Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”  thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi dhe Tabaku takojnë Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Bundestag

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat …