Kryestrategu i fushatës së opozitës në Shqipëri, Chris LaCivita është takuar të hënën me Presidentin amerikan Trump dhe në takim ka qenë i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
LaCivita është takuar me Presidentin Trump edhe ditën e martë për të vijuar diskutimet e një dite më parë. Lajmi është konfrmuar për mediat shqiptare nga Kryetari i PR, Fatmir Mediu, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të LaCivita gjatë kësaj fushate elektorale.
Mediu nuk ka dhënë detaje në lidhje me bisedimet që janë zhvilluar, por LaCivita ka paralajmëruar fitoren e opozitës në zgjedhjet e së dielës. Ai ka qenë mjaft aktiv nga Uashingtoni në takimet online me drejtuesit e PD si dhe shtabet eletorale në qarqe të ndryshme të vendit.
Pas takimeve të LaCivita me Presidentin Trump dhe Sekretarin e Shtetit, Rubio, Ambasada amerikane ka bërë dy postime në lidhje me zgjedhjet e së dielës. Mesazhi i parë ka qenë ai Zv.Presidentit J.D.Vance ku kërkonte të dëgjohej zëri qytetarëve në zgjedhje dhe mesazhi i dytë i Ambasadës ishte ditën e sotme ku i bënte thirrje shqiptarëve “të marrin pjesë në votime dhe të votojnë pa frikë” në një kohë që Rama kërkon ti frikësojë me grupet e krimit të organizuar.
LaCivita do të jetë i pranishëm në mbylljen e fushatës elektorale dhe do të përcjellë mesazhet e fundit.
Kryetari i PR, Mediu ka paralajmëruar Ramën për ofendimet në drejtim të kryestartegut të fushatës së Presuidentit Trump. “Bën mirë që e kruan me LaCivita se do ta shohi. LaCiviata është një personalitet i Partisë Republikane amerikane”, u shpreh Mediu.