Anëtarja e FRPD Shkodër, Sevina Kurti, e pranishme në takimin që lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi në qytet, theksoi se përveç PD asnjë parti tjetër në Shqipëri nuk ka program për të rinjtë.
Sipas Kurtit, vetëm të rinjtë mund të përmbysin regjimin që e Edi Ramës, dhe për këtë arsye PS dhe partitë e tjera i kanë frikë ata.
“Unë jam Sevina dhe jam nderuar që sot po flas për rininë, dhe përfaqësoj një pjesë të gjeneratës që na jep shpresë sot për një jetë më të mirë. Po flas për shpresë sepse ne sot kemi nevojë për atë brezin që thotë që nuk duam të ikim. Ne kemi nevojë për një rininë që do me ndejt në Shqipëri dhe duam me ndejt në Shkodër. Sepse Shkodra do të bëhet, Ne kërkojmë një vend ku shpërblehemi dhe zëri jonë dëgjohet.
Një vend ku idetë vlejnë më shumë, dhe puna vlen më shumë se servilizmi. Edhe jo këtë realitet tragjikomik ku korrupsioni, injoranca, padrejtësia lulëzojnë çdo cep çdo ditë edhe më shumë. Kjo nuk është Shkodra jonë. Shkodra jonë njihet për artin, kulturën për bashkëjetësës midis feve dhe kombeve. Jo për kriminalitet, jo për padrejtësi, jo për asgjë që po njihemi sot. Ironia qëndron në faktin se ne kërkojmë shumë, ndoshta pak të drejtat bazike, pro kërkojmë shumë. Kërkojmë shumë sepse ne nuk duhet të kërkojmë më.
Duhet të jemi ne ata që bëjmë ndryshimin. Duhet të jemi ne që punojmë. Sot ne ja kemi për borxh atdheut tonë. Ja keni për borxh atij vendi që na rriti që na bëri ata që jemi sot dhe na mësoi gjithçka që ne dimë. Ja kemi për borxh Shkodrës dhe Shqipërisë. Nuk është rastësi që asnjë parti në Shqipëri nuk ka program për rininë. Nuk e kanë sepse na kanë frikë ne. Kanë frikë se ne mund të çojmë zërin. Kanë frikë që ne mund të dalim kundra tyre.
Kanë frikë që tërë këta njerzit sot mund të çohen ta përmbysin këtë regjim. Ata duan që ky brez të mendojnë se nuk i intereson politika dhe as ky vend më. Ata duan që ne të largohemi. Por jo ne s’jemi këta ne do rimë këtu. Ne do ta bëjmë rininë dhe Shkodrën. Sepse vetëm ne mundemi. Ne nuk mund të kemi një slogan.
Ne je mi të rinjtë e PD, por vetëm ne çohemi për të bëjmë ndryshimin, për ta ndryshuar këtë vend. Kjo nuk është koha që të themi që ata e krijuan fundin e historisë, ata e krijuan një roman që fundit i dihen, domethënë që ky i ishte fundit i Shkodrës dhe Shqipërisë, që të kthehet në një vend që nuk do të ketë më shqiptarë. Në fund ska për të pasur as shkodran, as biçikleta dhe as njerëz që po rrinë këtu. Por jo ne duhet të themi të kundërtën ne duhet të shkruajmë historinë. Ne mundemi të jemi fillimi i një kapitulli të rri”, tha Kurti.