Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Ndërsa në Vatikan prezantohej Papa i ri, Leone XIV, Robert Francis Prevost, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka përshëndetur zgjedhjen e tij nga Shkodra.

Në fjalën e mbajtur para mijëra shkodranëve që janë mbledhur në takimin përmbyllës të fushatës, kryedemokrati Sali Berisha tha: ‘Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor’

“Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, përshëndetjet më të përzemërta për ju në këtë shesh, në këtë tubim fantastik, qytetarëve të Shkodrës kudo që janë nga Shala, Dukagjini gjer në Torovicë, në Fierzë dhe në Velipojë.

Nderimin më të madh për të gjithë ju.

Por sot, ndërkohë në jemi mbledhur këtu në prag të fitores sonë madhështore, me qindra mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e shenjtërisë së tij, Papës së sapozgjedhur.

Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë.

Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV

Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria …