Ky është Papa i ri i Vatikanit

Kardinali amerikan, Leone XIV, Robert Francis Prevost, do të jetë Papa i ri i Vatikanit, i cili u zgjodh pas ndarjes nga jeta të Papa Franceskut.

Pas katër votimeve, 133 kardinalët kanë zgjedhur papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike.

Tashmë pritet që Papa Leone XIV të dalë dhe mbajë fjalën e tij nga ballkoni i famshëm i sheshit të Vatikanit.

Qindra besimtarë janë mbledhur në sheshin e “Shën Pjetrit” duke festuar zgjedhjen e Papës, udhëheqësit të kishës katolike.

Kujtojmë se për zgjedhjen e Papës, kërkohen të paktën 2/3 e votave. Në rastin konkret janë nevojitur 89 vota për të zgjedhur Papën, pasi numri i kardinalëve zgjedhës është 133.

About Redaksia

Check Also

I lidhur me kartelet e drogës/ Presidentit kolumbian nën hetim penal nga FBI

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, është nën hetim penal nga të paktën dy zyra prokurorësh federalë …