Mediu: DASH tregoi që Berishës iu hoq “non-grata”, sot jemi me miqtë tanë amerikanë!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga Shkodra u shpreh se, qyteti i djepit dhe kulturës, ishte i pari që kurrë nuk iu përul regjimit komunist, e aq më pak do t’i përulet regjimit të Ramës dhe bandave kriminale të tij.

Mediu tha se, Edi Rama u përpoq që përmes manovrave dhe klaneve politike të zhbënte të gjitha arritjet e qeverisjes së Berishës, por pavarësisht këtyre tentativave, sot PD është më e fortë se kurrë në krah të ndërkombëtarëve dhe SHBA-ve.

“E keni bërë më kohë Shkodrën e Shqipërinë madhështore. Ju ishit që s’u përulët përballë komunizmit e s’iu mposht dot regjimi i Edi Ramës e krimit të organizuar. S’e pranojmë talljen, përbuzjen e poshtëruimin e tij, që familjet tona të zhbëhen e të largohen. Pas 34 vitesh, Rama do të na mohojë lirinë.

Për herë të parë më ‘92, Presidenti Berisha i ftuar në SHBA, më ‘95 nga presidenti Clinton, 2007 në sheshin Skëndërbe u deklaruar nga Bush e Berisha, Shqipëria në NATO dhe Kosova e pavarur. A s’ishte madhështore 2011 kur bashkuam familjet shqiptare me liberalizmin e vizave.

Rama kërkoi ta zhbënte këtë histori, me manovra e klane politike. Kërkoi ta shkatërronte marrëdhënien me Amerikën. Dje DASH tregoi se s’pajtohet me një vendim politik kundër Berishës e familjes shqiptare. Ja ku jemi sot, Berisha bashkë me përfaqësuesit e BE, nme miqtë tanë amerikanë, marrëdhëniet tona i ndërtuam në respekt të Shqipërisë dhe interesave të kombit. 11 maj, është dita e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Në emër të besimit në Zot, lirisë, dinjitetit të votojmë ASHM, për ta bërë Shqipërinë madhështore”, tha Mediu.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …