Terroristi elektoral ‘Tan Lepri’ po blen vota me paratë e Ballukut dhe bekimin e policisë! Denoncimi Bardhit

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të forta për situatën zgjedhore në këtë qark, vetëm pak ditë para mbajtjes së votimeve. Në një postim në Facebook, Bardhi ka denoncuar ekzistencën e një personazhi të quajtur “Tan Lepri”, të cilin e cilëson si terrorist elektoral që lëviz i lirë në Lushnje, Divjakë dhe Fier, me mbështetjen e ministres Belinda Balluku dhe mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Sipas Bardhit, ky individ është i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe përpiqet të blejë vota“me paratë e pista të përfituara në shkelje të ligjit nga Belinda Balluku. Ai thekson se nuk do të ketë asnjë amnisti për ata që “në vitin 2025 mendojnë të shërbejnë si kamikaz për të hedhur në erë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Duke kritikuar pasivitetin e institucioneve ligjzbatuese, Bardhi shpreh keqardhjen që edhe pse kanë mbetur vetëm tre ditë nga zgjedhjet, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka ndërmarrë veprime për hetimin e krimeve zgjedhore në Fier. Ai kërkon ndërhyrje urgjente dhe ndëshkim në kohë për të gjithë personat e përfshirë në manipulime zgjedhore, duke e konsideruar këtë një domosdoshmëri për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Postimi i Bardhit

Prej shumë kohësh tashmë, në disa zona në Lushnje, Divjakë dhe Fier, lëviz me bekimin e Belinda Ballukut dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit, një personazh me emrin “Tan Lepri”, që mendon se me paratë e pista të përfituara në shkelje të ligjit nga Belinda, do të blejë dinjitetin e qytetarëve të qarkut Fier.

Ky personazh është një terrorist elektoral dhe do të trajtohet me gjithë forcën e ligjit si i tillë. Nuk ka për t’u amnistuar askush që mendon se në vitin 2025 mund të shërbejë si kamikaz për të hedhur në erë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Shpreh keqardhjen e plotë që edhe pse vetëm 3 ditë nga data e zgjedhjeve SPAK ende nuk ka gjetur kohë të merret me krimet zgjedhore në Fier, edhe pse ka një mal me përgjime, materiale e denoncime për secilin prej terroristëve elektoral që po vepron në këtë qark, përfshirë personazhin në fjalë. Është urgjente që kufinjtë e ligjit të tregohen përpara zgjedhjeve, sepse ndëshkimi në kohë është jetik për demokracinë dhe shtetin ligjor.

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …