Deklarata e përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ, Franc Nuri:
Të gjitha këto shqetësime janë të drejta, i kemi ngritur dhe më herët, i kemi depozituar kërkesën fillimisht, pasi ramë në dijeni të indicieve se kishin vajtur fletë votimi apo po themi zarfe me fletë votimi nga diaspora, në protokollin e KQZ-së, apo dhe në rrugë të tjera në KQZ.
Kemi bërë një kërkesë zyrtare dhe na ka ardhur një përgjigje nga ana e KQZ-së, ku bëhej fjalë për disa fletë votimi të tilla dhe sot kanë tentuar që të çojnë këto fletë votimi me kuti, dhe ti fusin tek zarfet e tjera sipas qarqeve dhe ti trajtojnë sikur ato kishin ardhur në rrugë normale, gjë që nuk është e vërtetë.
Të gjitha këto zarfe janë bllokuar në KZAZ-në e diasporës dhe nuk do të lejohej që ato të llogariten bashkë me votat e tjera normale.
Sepse rregulli dhe ligji e parashikon mjaft qartë, fletët e votimit nga diaspora, duhet të vijmë nëpërmjet operatorit postar të kontraktuar.
Duhet të vijnë dhe të kalojnë nëpërmjet pikës doganore në Rinas, të zhdoganohen, të bëhet dorëzimi nga dogana te operatori postar dhe ky i fundit duhet ti sjellë me transport të sigurtë të blinduar dhe ti sjellë deri në parkun olimpik ‘Feti Borova’. Ky është protokolli për të cilin kemi rënë dakord dhe i përcaktuar me ligji.
Asnjë votë e ardhur jashtë këtij protokolli, dorazi, kanale të ndryshme, operatorëve postarë të ndryshëm nuk mund të trajtohet dhe duhet të veçohet, sikundër e tha zonja Topalli dhe nuk mund të administrohet në këtë proces.
Po dorëzojmë kërkesa urgjente në këtë drejtim që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të marra masa dhe të japë urdhëra urgjente që këto praktika të marrin fund menjëherë.