Mustafaj thirrje nëpunësve të ndershëm: Kryeni detyrën për shtetin, jo për patronazhistët! PD do t’iu mbrojë, ata do t’i përballim me ligjin

Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj në një deklaratë për mediat u bëri thirrje nëpunësve të ndershëm të kryejnë detyrën për shtetin, jo për patronazhistët! PD do t’ju mbrojë, ata do t’i përballim me ligjinse.

“Po, një fjalë për nëpunësit. Do doja të kujtonim edhe një herë thirrjen e vazhdueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha, për nëpunësit e administratës. Ne kemi respektin më të madh për nëpunësit e shtetit që kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, me profesionalizëm dhe në shërbim të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ata nuk duhet të tremben, duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre, edhe një herë, e kryejnë për gjithë qytetarët shqiptarë, kurrsesi për satrapët e patronazhistëve. Besoj se është e qartë për publikun që vendosmëria e Partisë Demokratike për t’i shkuar deri në fund, për t’i gjetur të gjithë, secilin, dhe për t’i vendosur përballë ligjit është shumë e madhe. Theksoj: shumë e madhe”, tha Mustafaj.

About Redaksia

Check Also

Parodia me patinat!/ Berisha: Kompania e bashkisë “binbin” e skuterave vazhdon punën për t’i nxjerr në terren

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar aksionin e djeshëm për bllokimin e skuterëve elektrike …