Nga Redin HAFIZI
“Fight, fight, fight” është vetëm frymë dhe do të thotë se lufta kundër hajdutëve, kriminelëve dhe prostitutave në politikë do të thotë se është fryma opozitare.
Në USA u bë një revolucion dhe Trump rrezikoi premtimet për para xhepi, por kërkoi që qytetarët të luftojnë korrupsionin dhe hajdutërinë. Paratë janë kudo dhe në çdo vend, por vidhen në qeverri hajdutësh. Kur këtë e sheh në mes të demokracisë më të besueshme në botë, atëherë çfarë ka që një lider të ndërtojë një sistem të ri, të ashtuquajtur kundër korrupsionit.
Ndërkohë nuk i kërkoj asnjë Shqiptari të shohë çfarë ka bërë PD për Shqiptarët në anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe statusin e vendit kandidat, por nuk ka Shqiptar që të votojë për çfarë Rama ka penguar gjatë karrierës së tij politike. Ndërkohë Rama vazhdoi në politikat e varësisë moralo-politike për të drejtuar në një qeverrisje politikat social-politike. Pra, në Shqipëri mesazhet vijnë nga fondacionet për të caktuar familjen, fenë dhe miqësinë. Ndërkohë që në USA u bë revolucion nga qytetari i lirë, qytetari që di të mbrojë kushtetutën, qyzetari që këto i lidh me prosperitetin.
Ky është mesazhi që vjen nga USA edhe për Shqiptarët. Kur Amerikanët thonë “Fight!” nuk e përdorin për tendera, një vend pune apo për të ndrydhur lirinë e tjetrit. Thirrja “Fight!” është drejtuar gjithnjë tek qytetarët për të ardhur sërish e shumëfishuar në jehonë. Thirrja përplaset tek çdo qytetar dhe vjen pas tek politika. Kjo thirrje ndodh kur demokracia është në rrezik, pra kur politika kërkon ta zhvendosë betejën mes grupeve me influencë apo mes pushteteve të pavarura nga njëri tjetri. Lufta mes pushteteve të pavarura ndodh kur këto konsiderohen si grupime me influencë të lartë mbi qytetarët, pra si grupe mafioze që jo vetëm kanë strukturat e tyre të pavarira nga njëri tjetri, por kanë edhe influencë mbi njerëzit, pra furnizojnë besimin e qytetarëve.
Kemi pra legjislativin ku deputetët premtojnë e kur bëhen bashkë në parliament fitojnë pushtetin nga të tjerë dhe ua dorëzojnë këtë pushtet individëve që ndoshta kurrë nuk kanë votuar në jetën e tyre, por që përfitojnë përmes ligjeve që verbërisht votohen nga një parlament i zgjedhur nga njerëzit që dhunohen nga ato ligje. Ndërkohë shumë pranë tyre është pushteti ekzekutiv dhe me dinakërinë e shfrytëzimit të kauzave (shpesh të sajuara) që media amplifikon, kërkon më shumë hapësirë kontrolli. Në këtë pikë shpesh media nuk luan rolin e pushtetit të katërt. Në këtë rast ka dy zgjedhje për përfaqësuesit e medias.
Të konsiderojë pozicionin si punë të zakonshme apo si mision. Vetëm nëse e konsideron si mision atëherë media bëhet pushtet i katërt dhe vetëm nëse pushteti i tretë, pra drejtësia, bëhet pushtet vërtet i pavarur. Kjo sjell besim tek votuesi që nuk di nga të shkojë shpesh, pra votuesi gri. Ndërkohë e ardhmja e Shqipërisë në BE nuk mund të jetë Edi Rama që ka bllokuar çdo iniciativë në të shkuarën dhe nuk është dashnor i Europës, por ka ditur të kamuflojë kthimin e Shqipërisë në një “Kalifat”. Ai është individi që bllokoi Shqipërinë kur ishte në opozitë.
A do të ishte shumë mirë që të hapeshin negociatat dhe kështu lufton korrupsionin përmes kontrollit të BE?
Patjetër që është fantastike, por si mund të bëhet kur Rama kërkonte një rrumpallë, pra nuk kërkoi kurrë qytetarin, por kërkoi të krijojë “aristokracinë” e hajdutërisë. Ata e akuzuan Berishën për çdo gjë që e bënë vetë. Ata kujtuan se janë të përjetshëm dhe prandaj Berisha e deklaroi se fitorja e Donald Trump është fitore për gjithë botën.
Pra, kur qytetarët bashkohen me “Fight!” kanë gjithçka në mendje dhe zemër, pra, ata e shohin se një lider po luftohet me të gjitha mënyrat, por mbështetja e qytetarëve e sjell sërish në krye dhe ky është lideri. Pra po dënohet mbështetja popullore që në demokraci është baza.
Në Shqipëri u nis laboratori për të ndryshuar të drejtat e njeriut, pra për të kthyer skllavërinë dhe kjo nuk mund të bëhej pa propaganduar të drejtat që mund të thyhen për interesa të elitës apo qeverrisë. Pra, qytetarët votojnë, por qeverritarët fitojnë dhe kjo vërtet që meriton një thirrje “Fight, fight, fight!”