Nga Agim XHAFKA
Sot heshtja zgjedhore nuk përfshin lokalet e shumta të TIranës. Bash te Blloku, te “XIXA” lëshonin xixa bisedat për kandidatët. Tashmë thuajse shumica e kanë vendosur se për cilin do e hedhin votën, kë kanë të parapëlqyerin e tyre. Dhe kryesorja, nuk flasin për ata të listave të mbyllura, i quajnë të emëruar ata, bëjnë tifo për kandidatët e listave të hapura. Ata që nga mëngjesi në darkë u gjendën mes njerëzve me projekte, premtime dhe fjalime.
Ndaj u bëra dhe unë gati për boxing në tavolinë. Ishim shumë, jo 4 të zakonshmit, por dhe 3 të ardhur nga Greqia.
-Do votojmë live se me postë komunistët na kanë lexuar letrat që dërgonim në Amerikë jo më votën.
Nuk arrita të hap gojën, se Berti, fqinji im, e plasi:
-Adriana Kalanë. Pikë.
Buzëqeshëm të gjithë.
Astriti, kolegu im:
-Ke qëlluar në shenjë, siç ajo. Qëndrestare, këmbëngulëse, konsistente, sulmuese. E kam dhe porosi nga gruaja. Mos shko te numër tjetër. Te Adriana, te NJËSHI,-më tha.
Nuk u befasova se Adriana tashmë është bërë kaq e njohur sa njësoj sikur thua “Nike” apo “Calvin Klein”.
Pasi u thanë e thanë plot vlerësime, pasi “votuan” të gjithë Adriana Kalanë, kur erdhi kamarieri dhe solli faturën, i tha Besniku atij:
-Çuno mos mbaj lekë për 7 kafe!
-Po për sa? Aq porositët.
-Për 8. Se kemi dhe Adriana Kalanë tash dy orë në tavolinë.
-E vërtetë. U dëgjova.
-Dhe?-e pyetëm gati të gjithë.
-Dhe unë për Adrianën do votoj. Se qëlloj në shenjë. Si ajo që ia mban në lule të ballit kalbësirës dymetrosh.