CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Topa me 500-she në makinën që shpërndante para në këmbim të votave, SPAK nuk arreston asnjërin

Në një lidhje ekskluzive për Syri TV, Xhelal Mziu ka ndarë detje në lidhje me denoncimin e mbëmshëm të një skeme të manipulimit të votës në Dibrër. Ai deklaroi se pas mesnatës së mbrëmshme, janë konstatuar dy mjete që lëviznin në zonën e Maqellarës për të joshur votuesit në këmbim të parave.

Sipas tij, në njërën prej makinave ndodheshin përfaqësues të Partisë Socialiste dhe kandidatit Agron Malaj, të cilët po shpërndanin para. Në mjetet e ndaluara janë gjetur shuma të konsiderueshme në valutë të huaj dhe tollona nafte.

Mziu përmendi Fiqiri Palin, përfitues i një tenderi bulevardi, si të përfshirë në këtë rrjet. Ai tha se pranë zyrës elektorale të PS është krijuar një pikë shpërndarjeje për blerjen e votës. Mziu kërkoi sekuestrimin e celularit të personit të përfshirë për të zbuluar komunikimet me eksponentë të PS. Ai e cilësoi këtë situatë si alarmante dhe kërkoi ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Mziu: Është vërtetë që nga dita e mbrëmshme, që nga ora 12 e natës e në vazhdim, ne nuk duhet të merreshim fare me problematika por thjesht duhet të respektojmë Kodin Zgjedhor, por si përherë, në çdo fushatë që bëhet, shohim që tjetërsimi i votës është kthyer në një element për palën tjetër politike.

Për t’ju referuar lajmit të mbrëmshëm, disa eksponentë të Partisë Demokratike kanë survejuar 2 makina të cilat po lëviznin në zonën e Maqellarës, për të joshur votuesit në këmbim të votave, ishin 2 mjete të cilat u bllokuan, u deshën orë të tëra për të ndërhyrë policia, pastaj për të ardhur prokuroria.

Në njërin nga mjetet ndodheshin përfaqësues të drejtuesit politik të Partisë Socialiste, Klosi, dhe të kandidatit për deputet, ish-kryetarit të Bashkisë së Burrelit Agron Malaj, të cilët si duket kishin lënë porosinë që kishin sjellë për shpërndarje në zonën e Maqellarës, dhe në mjetin tjetër ishte një tjetër eksponent, jo vetëm i biznesit por edhe i Partisë Socialiste, që pas kontrollit të ushtruar nga prokuroria në praninë e policisë, dhe tonën, u konstatuan shuma të konsiderueshme parash, siç ishin dollarë, paund dhe tollona nafte.

Dua t’ju referoj që nga ato që kishin mbetur, sepse dukej që ishin me copa letrash që tregonin dhe destinacionin e tyre ku duhet t’i jepnin, ishin të lidhura me 500, apo njëmijëshe apo dy mijëshe, çka do të thotë se këto ishin të përgatitura për t’ua dhënë personave të caktuar në këmbim të votave.

Personi i cili ishte në atë mjet nuk arriti të vinte tek mjeti sepse ai person u fut në zyrat e PS pak metra larg zonës së krimit.

Personi për të cilin unë flas është Fiqeri Pali, i cili është përfituesi i këtij tenderi për bulevardin i cili ndodhet pas meje, është një tender që është bërë para 6 vitesh edhe po ribehet edhe tani.
Ka kushtuar më shumë se 2 apo 3 milionë euro, se akoma nuk e dimë shifrën reale, dhe për çudi ndodh që ky eksponent i Partisë Socialiste, një biznesmen që është shumë i preferuar për qeverinë aktuale vendore edhe qendrore, kryen njëherazi edhe një tjetër investim në qendrën e Bashkisë së Matit ose në Burrel, fiks në sheshin Ahmet Zogu, pra te dyja këto sheshe po bëhen, çka do të thotë se ky person po bashkëpunon ngushtësisht me Agron Malajn por edhe me përfaqësuesit e PS.

Në makinë kishte dhe lista të shkruara me shkrim dore që tregonin destinacionin ku do të dorëzoheshin paratë, ku duhet t’i shpërndante.

Aty ishim pranë edhe zyrës elektorale, ku brenda saj ka edhe një dhomë ku bëhet, le të themi, shpërndarja e parave; personat pra shkojnë në këtë zyrë dhe marrin paratë, pra është pika e shpërndarjes së parave.

Ju e dini shumë mirë që unë kam bërë një publikim të rreth 80 emrave vetëm në Bashkinë e Dibrës, që janë eksponentë që përdorin paratë në këmbim të votës, natyrisht edhe personi në fjalë është një ndër eksponentët kryesorë.

U përdorën makinacione nga policia dhe personi në fjalë nuk doli nga zyra për të hapur makinën por ftoi një drejtues mjeti anonim dhe ai erdhi sikur ishte drejtuesi i mjetit.

Normalisht kamerat dhe të gjitha të tregojnë se ky është personi që drejtonte mjetin dhe ka kohë që e ka këtë mjet dhe që lëviz me këtë mjet.

Unë kam kërkuar që personit në fjalë t’i sekuestrohet aparati celular sepse ka komunikime të vazhdueshme me eksponentë të PS, mjafton që policia t’i sekuestrojë celularin dhe do të dalin të gjitha të dhënat e mjaftueshme.

 

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …