Bandat kontrollojnë zgjedhjet!/ Noka: Qendrat e votimit të pushtuara nga patronazhistë me document fallco të KQZ

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar me tone të ashpra ndaj asaj që ai e cilëson si mungesë të plotë të shtetit në procesin zgjedhor në Vorë.

Në një deklaratë për shtyp, Noka u shpreh se nuk është parë asnjë polic apo përfaqësues i SPAK në qendrat e votimit, pavarësisht tensioneve dhe ndërhyrjeve të grupeve të dhunshme.

Ai akuzoi direkt bandën e Xhabaftit dhe patronazhistët e pajisur me badge të falsifikuara të KQZ-së, të cilët sipas tij, lëvizin lirshëm nëpër qendra votimi.

Noka: Keni parë ndonjë polic ju këtu, ju keni gjithë ditën këtu, keni parë ndonjë polic te qendra e votimit? Ku është policia, ku është SPAK?
Normalisht kur intervenon një bandë për të terrorizuar qytetarët dhe për të intervenuar votën, SPAK duhet të ishte këtu.
Ka 2 orë që ka ndodhur ngjarja, shikoni SPAK e policë ju këtu? Asnjë.

Në bazë të ligjit, duhet të ishin këtu.

E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e KQZ-së, ka ndonjë reagim për këtë?

A e dini ju që janë pajisur të gjithë patronazhistët me badge të KQZ dhe lëvizin nëpër qendra të votimit në Tiranë gjithandej.
Keni ndonjë reagim, Celibashi gojarisht thotë që nuk janë badge të prodhuara nga ne, janë fallco.
Dhe ja kam referuar policisë, dini ju që policia të shkojë qendër më qendër dhe të sekuestrojë këto badge dhe të arrestojë personat që falsifikojnë vulat e institucioneve shtetërore?
Çfarë tregojnë këto, tregojnë se ata kanë vetëm një shpresë, shpresa janë bandat.
Ta harrojnë, sot i bëj thirrje çdo qytetari, dilni në votime, në Vorë, këtu dhe kudo, dilni në votime.
Tmerri i bandës së [pushtetit] dhe i bandave si Xhabaftet këtu, janë vota e lirë.
Dilni në votime dhe jepni një mësim, duhet rrëzuar ky pushtet horrash dhe banditësh, ky pushtet trafikantësh, sepse ky tregon atë që s’e ka treguar as diktatura.

As diktatura dikur nuk imponoi me banda por me ligjërim të dhunshëm.

Nëse ju keni parë një polic këtu, një reagim të shtetit, ka 2 orë që ka ndodhur ngjarja…

Qytetarëve u them edhe një gjë, rrini të qetë, dilni në votime, janë përpëlitjet e fundit të tyre, janë përpëlitjet e fundit të tyre. Askush nuk i trembet më atyre, dita e qytetarëve po vjen, dita e bandave merr fund sot.

Nesër do të gdhihet dita e qytetarëve. Dilni masivisht në votime sepse vota juaj u jep fund kurtheve dhe bandave.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …