Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj në këtë vend!

Kryetari i PD, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kanë votuar tek Shkolla ‘Kosova’.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për median, kryedemokrati ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë.

Deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha

Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.

Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Të votojnë!

Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.

Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.

Do të kemi një ditë të dytë vere!

Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …