Miu Braçe me bandën e tij kërcënon dhe dhunon gazetaren e Syri TV

Një situatë skandaloze dhe e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.

Grupi i xhirimit i Syri TV zbuloi një zyrë të patronazhistëve të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë.

Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

Ndërkohë Braçe fshihej pas një personi që hiqej si truproja e tij.

Ai është Genc Lulja, një person me rekorde të theksuara kriminale.

Që në vitin 2002, ai u arrestua pasi plagosi me bajonetë një 23-vjeçar.

Më pas Lulja, i njohur si pjesë e çunave të Bales, u arrestua edhe në vitin 2011.

Ai akuzohet për vepra të ndryshme, përfshi këtu dhënie e lekëve me fajde.

Këta janë patronazhistët e dhunshëm të PS-së, me rekorde që datojnë për dekada, por që kanë vazhduar të ushtrojnë presion dhe të manipulojnë vullnetin e shqiptarëve.

Për disa momente pati përplasje dhe mes përfaqësuesit të PD-së dhe Braces

“Ti dhe ky banditi këtu” ( I drejtohet përfaqësuesit PD dhe Ambrozia Metës)

“Mu zhduk po të them! Nuk po të llogaris” i thotë Braçe

Ambrozia Meta: Pse jeni në atë zyrë ku ka pasur persona të fshehur? Pse vini fshehurazi? Mos më prek me dorë. A është zyrë e juaja apo jo. A është zyrë e PS-se pse vini fshehurazi.

Në disa momente ka pasur dhe përplasje fizike me një nga përfaqësuesit e PD-së Olek Hanku që ka bërë denoncimin nëpolici.

“Ik ore copë mishi mos të shoh këtu’…

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …