Reagim i PD: PS dhe Balluku po minojnë zgjedhjet me shkelje të ligjit në Fier

Partia Demokratike dega Fier, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Belinda Balluku, e cila, sipas PD, përfaqëson organizatën kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”.

PD e akuzon Ballukun për përpjekje të dekurajojë votuesit me akuza të rreme ndaj Partisë Demokratike, lidhur me pretendimet për largimin e komisionerëve të opozitës nga qendrat e votimit.

Në reagimin e ndarë nga drejtuesi politik për Fierin, Gazment Bardhi, PD thekson se nuk ka pasur asnjë largim të komisionerëve të saj nga qendrat e votimit.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE, QARKU FIER

Përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, Belinda Balluku po tenton të dekurajojë votuesit me akuza të rreme për Partinë Demokratike. Nuk ka asnjë largim të komisionerëve të opozitës nga qendrat e votimit. Ka mbrojtje të procesit zgjedhor nga votimi i patronazhistëve në emër të votuesve të tjerë. Kjo është e vërteta e rastit të referuar nga Belinda Balluku. Patronazhisti i PS ka hyrë në qendër votimi, ka votuar për një person tjetër dhe është larguar. Aktualisht, procesi vijon normalisht, pasi është njoftuar KZAZ dhe anëtarë të të dyja forcave politike kanë verifikuar situatën.

Kandidatët e Partisë Demokratike do t’i përgjigjen çdo thirrje të komisionerëve tanë kur konstatohet shkelje e ligjit. Që nga mëngjesi në shumicën e QV komisionerët e Partisë Demokratike kanë njoftuar kandidatët se komisionerët/vëzhguesit e PS brenda QV marrin në mënyrë të paligjshme të dhënat e qytetarëve që kanë votuar dhe i hedhin në një format unik të përgatitur nga PS. Kjo është e paligjshme dhe synon të kontrollojë votuesit.

Është e paligjshme që persona të paautorizuar, punonjës të administratës, persona të armatosur, të qëndrojnë brenda, në derën apo afër QV.

Policia e Shtetit edhe pse është njoftuar nuk bën asnjë reagim. Për pasojë, kandidatatët tanë kanë ndërhyrë dhe do të ndërhyjnë në çdo rast për të kërkuar rregullshmërinë e procesit, që po minohet nga prezenca e palejuar e qindra patronazhistëve së PS në çdo QV.

Ftoj qytetarët e qarkut të Fierit të mos intimidohen nga këto akte antidemokrate të bandës së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Fier! Sot është dita e qytetarëve dhe çdo votë e tyre vlen!

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …